Azemi godet AAK-në dhe NISMËN: Rritja e LDK’së po i frikëson partitë që po kërkojnë shpëtim në ‘fronte opozitare’

Visar Azemi i LDK-së po thotë se LDK-ja përveç pushtetit po e frikëson edhe opozitën. Duke aluduar te koalicioni i ri i formuar mes AAK-së dhe Nismës, Azemi tha se LDK s’është si asnjëra, prandaj, sipas tij, ka panik. “Mobilizimi dhe rritja e LDK-së duket se përveç pushtetit, po i frikëson edhe këta opozitarët që […]

Azemi godet AAK-në dhe NISMËN: Rritja e LDK’së po i frikëson partitë që po kërkojnë shpëtim në ‘fronte opozitare’
azemi-godet-aak-ne-dhe-nismen:-rritja-e-ldk’se-po-i-frikeson-partite-qe-po-kerkojne-shpetim-ne-‘fronte-opozitare’

azemi-godet-aak-ne-dhe-nismen:-rritja-e-ldk’se-po-i-frikeson-partite-qe-po-kerkojne-shpetim-ne-‘fronte-opozitare’

Visar Azemi i LDK-së po thotë se LDK-ja përveç pushtetit po e frikëson edhe opozitën.

Duke aluduar te koalicioni i ri i formuar mes AAK-së dhe Nismës, Azemi tha se LDK s’është si asnjëra, prandaj, sipas tij, ka panik.

“Mobilizimi dhe rritja e LDK-së duket se përveç pushtetit, po i frikëson edhe këta opozitarët që e kërkojnë shpëtimin te njëri-tjetri përmes koalicioneve e të ashtuquajturave fronteve opozitare. LDK, duke mos qenë si asnjëra, duket se është pengesë për të dy palët. Rruga e Re është projekti që në bosht ka qytetarët, të cilët përditë po shtojnë radhët tona. Prandaj, ka panik edhe tek partia në pushtet që po e thellon vendin në krizë, edhe tek ata që në të kaluarën pushtetin e përdorën për interesa të ngushta private”.

“Ne jemi alternativa dhe Rruga e Re është projekti për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai.