Bajrami: Më dhimbset Lulzim Hetemi, VV-ja dëshmoi që shkelë secilën familje për t’u dukur më pak e dështuar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se partia në pushtet po dëshmon që shkelë secilin njeri e familje dhe keqpërdor gjithçka që i del përpara për tu dukë më pak e dështuar. Këtë deklaratë Bajrami e bëri pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për nisjen e një procedure rreth zgjedhjeve të reja në […]

Bajrami: Më dhimbset Lulzim Hetemi, VV-ja dëshmoi që shkelë secilën familje për t’u dukur më pak e dështuar
bajrami:-me-dhimbset-lulzim-hetemi,-vv-ja-deshmoi-qe-shkele-secilen-familje-per-t’u-dukur-me-pak-e-deshtuar

bajrami:-me-dhimbset-lulzim-hetemi,-vv-ja-deshmoi-qe-shkele-secilen-familje-per-t’u-dukur-me-pak-e-deshtuar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se partia në pushtet po dëshmon që shkelë secilin njeri e familje dhe keqpërdor gjithçka që i del përpara për tu dukë më pak e dështuar.

Këtë deklaratë Bajrami e bëri pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për nisjen e një procedure rreth zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, ku sipas saj, kjo është një dorëzim.

“Tash turpshëm po bëhen gati të dorëzohen. Dorëzimi i tyre po ndodh pasi Kosovës iu vendosën sanksione dhe së fundmi edhe delegacione të rëndësishme amerikane po i shtyjnë vizitat në Kosovë”, shkroi tutje Bajrami.

Shkrimi i plotë:

Qeveria e shifrave, Partia në pushtet/Lëvizja Vetëvendosje, tashmë ka dëshmuar se shkelë secilin njeri e familje dhe keqpërdor gjithçka që i del përpara për tu dukë me pak e dështuar.

Më dhimbset Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmores Fatime Hetemi.

Pra, Lulzim Hetemi është ngujuar në zyrë për shkak se partia ka vendosur ta sakrifikojë dhe të dalë më vonë me shifra se sa muaj, javë, ditë, orë e minuta ka qëndruar ai në zyrë i ngujuar. Dhe do të mundohen ta shesin këtë si sukses.

Tash turpshëm po bëhen gati të dorëzohen. Dorëzimi i tyre po ndodh pasi Kosovës iu vendosën sanksione dhe së fundmi edhe delegacione të rëndësishme amerikane po i shtyjnë vizitat në Kosovë.

A ja keni tregu kryetarit Hetemi vendimin 02-619, të datës 31.07.2023, të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal?
”VENDIM

Për caktimin e Grupit Punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave”…shih vendimin në foto.

”SOVRANITIETI vs sovlaniteti”