Memli Krasniqi publikon një video: Me këtë qeveri, 18% e qytetarëve po jetojnë me 45 euro në muaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sot statistikat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket varfërisë dhe skamjes në vendin tonë gjatë vitit të fundit. Sipas raportit të Komisionit Evropian, rreth 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro […]

Memli Krasniqi publikon një video: Me këtë qeveri, 18% e qytetarëve po jetojnë me 45 euro në muaj
memli-krasniqi-publikon-nje-video:-me-kete-qeveri,-18%-e-qytetareve-po-jetojne-me-45-euro-ne-muaj

memli-krasniqi-publikon-nje-video:-me-kete-qeveri,-18%-e-qytetareve-po-jetojne-me-45-euro-ne-muaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sot statistikat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket varfërisë dhe skamjes në vendin tonë gjatë vitit të fundit.

Sipas raportit të Komisionit Evropian, rreth 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.

Nëpërmjet një videoje ilustruese, kreu i PDK-së e ka cilësuar këtë statistikë si alarmuese ndërsa qeverisjen aktuale si përgjegjëse për këtë gjendje e ka cilësuar si regres.

Ekonomia joformale, korrupsioni, sfidat e sektorit privat e sundimi i dobët i ligjit, janë disa nga pikat kyçe me të cilat ballafaqohet ekonomia kosovare. Kështu u tha në “Raportin e Progresit” për Kosovën të publikuar nga Komisioni Evropian në fillim të muajit.

Në këtë raport thuhet se rimëkëmbja ekonomike e Kosovës u ngadalësua ndjeshëm gjatë vitit 2022 dhe arsye për këtë sipas raportit, kanë qenë zvogëlimi i investimeve dhe ngadalësimi i rritjes së konsumit të familjeve si pasojë e inflacionit të lartë.