Bastisja në MINT, Mustafa i LDK-së: Nuk është çështje individësh por është sistematike, çdo i treti ministër nën hetime

Edhe deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës ku janë bastisur zyrat e Ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT) dhe shtëpia e restoranti i Ridvani Muharremit. Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se arrestimet nuk mjaftojnë. Ai […]

Bastisja në MINT, Mustafa i LDK-së: Nuk është çështje individësh por është sistematike, çdo i treti ministër nën hetime
bastisja-ne-mint,-mustafa-i-ldk-se:-nuk-eshte-ceshtje-individesh-por-eshte-sistematike,-cdo-i-treti-minister-nen-hetime

bastisja-ne-mint,-mustafa-i-ldk-se:-nuk-eshte-ceshtje-individesh-por-eshte-sistematike,-cdo-i-treti-minister-nen-hetime

Edhe deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës ku janë bastisur zyrat e Ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT) dhe shtëpia e restoranti i Ridvani Muharremit.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se arrestimet nuk mjaftojnë.

Ai po ashtu tha se duhen hetime të thella të aktiviteteve dhe lidhjeve kriminale të zyrtarëve më të lartë të VV-së, e të cilët sipas tij kjo parti i mbronë publikisht.

“Shihet qartazi që nuk është çështje individësh por është sistematike: Rozeta Hajdari miliona euro për grurë e vaj që s’ka ardhë kurrë. Mimoza Kusari shefe e grupit parlamentar koordinim me terroristin serb. Martin Berishaj pranon miliona euro nga Beogradi për tregti me energji. Nagip Krasniqi arrestohet për tendera dhjetëra milionë euro në KEK.

Faruk Mujka ish-nënkryetar i Mitrovicës arrestohet dhe i gjinden 60.000 euro cash në shtëpi. Hysen Muzliukaj ish-drejtor në Mitrovicë dhe këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë i arrestuar për keqpërdorim të detyrës.

Liridon Fandaj asambleist në Suharekë i arrestuar për vjedhje të subvencioneve të bujqësisë. Besnik Mujeci asambleist në Prishtinë i arrestuar për trafikim droge. Berat Lahu asambleist në Prishtinë i përfshirë në rastin Brezovica. Çdo i treti ministër nën hetime”, ka shkruar Mustafa.