Blakaj: Ndërrimi i kryeprokurorit nuk i shkon në favor ZPS-së
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosove (FDHK) në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se ndërrimi i kryeprokurorit nuk i shkon shumë në favor Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). “Ndërrimi i kryeprokurorit është një element që nuk i shkon shumë në favor të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) edhe […]
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosove (FDHK) në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se ndërrimi i kryeprokurorit nuk i shkon shumë në favor Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
“Ndërrimi i kryeprokurorit është një element që nuk i shkon shumë në favor të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) edhe pse aktakuza është përgatitur kohë më parë dhe është bërë publike më shumë se dy vjet tanimë”, ka thënӕ Blakaj.
Blakaj ka thënë se është e rëndësishme që kryeprokurori ta përcjell çështjen nga fillimi deri në fund
“Është e rëndësishme që kryeprokurori ta përcjell çështjen nga fillimi deri në fund. Ne tani i kemi pasur dy kryeprokurorë dhe që të dytë janë të profilit jashtëzakonisht të lartë”, ka thënë Blakaj.