Bogdanoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë, është sikur Hamasi të kandidojë në Jerusalem

Politikani opozitar serb Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, e ka krahasuar Listën Serbe me Hamasin. Sipas Bogdanoviq, pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjdhjet në Kosovë, është e njëjta gjë sikur Hamasi të kandidonte për zgjedhje në Jerusalem. “Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem. Është njësoj […]

Bogdanoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë, është sikur Hamasi të kandidojë në Jerusalem
bogdanoviq:-pjesemarrja-e-listes-serbe-ne-zgjedhjet-ne-kosove,-eshte-sikur-hamasi-te-kandidoje-ne-jerusalem

bogdanoviq:-pjesemarrja-e-listes-serbe-ne-zgjedhjet-ne-kosove,-eshte-sikur-hamasi-te-kandidoje-ne-jerusalem

Politikani opozitar serb Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, e ka krahasuar Listën Serbe me Hamasin.

Sipas Bogdanoviq, pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjdhjet në Kosovë, është e njëjta gjë sikur Hamasi të kandidonte për zgjedhje në Jerusalem.

“Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem. Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në ???????? zgjedhjet! Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme! Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Bogdanoviq.