Bytyqi: Do të punojmë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por edhe populli ta penalizojë me votë

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një intervistë për Front Online ka folur edhe për nisëm për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti. Sipas saj, ky mocion është diskutuar por se hapa të mëtutjeshëm nuk kanë ndërmarrë. Bytyqi, ka thënë se do të punojnë fuqishëm për mocion, por se ka shtuar se ndoshta është më mirë […]

Bytyqi: Do të punojmë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por edhe populli ta penalizojë me votë
bytyqi:-do-te-punojme-per-mocion-mosbesimi-ndaj-qeverise,-por-edhe-populli-ta-penalizoje-me-vote

bytyqi:-do-te-punojme-per-mocion-mosbesimi-ndaj-qeverise,-por-edhe-populli-ta-penalizoje-me-vote


Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një intervistë për Front Online ka folur edhe për nisëm për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Sipas saj, ky mocion është diskutuar por se hapa të mëtutjeshëm nuk kanë ndërmarrë.

Bytyqi, ka thënë se do të punojnë fuqishëm për mocion, por se ka shtuar se ndoshta është më mirë që populli ta sheh vet keqqeverisjen e Kurtit dhe ta penalizojë me vota.

“Po, është e vërtetë që e kemi nis, por ajo çka është më e rëndësishme është se në në shtator po vazhdojmë të punojmë dhe ta shohim si po funskionon. Është me rëndësi që mocioni është diskutuar, mirëpo hapa të mëtutjeshëm nuk kemi marrë dhe e kemi parë të nevojshme që partitë opozitare ta shohin se sa po e vlerësojnë dhe do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për mocion, mirëpo mendimi im që duhet ta lemë kryeministrin Kurti edhe pak dhe ta sheh populli si po keq qeveris dhe ta penalizojë vet me vota”, ka deklaruar Bytyqi.