Çitaku i reagon Aliut: Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë. Ai ka thënë se nuk mund të krijohet një komb kosovar, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte një përzierje etnive, që sipas tij nuk po ka sukses. ”Unë […]

Çitaku i reagon Aliut: Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën
citaku-i-reagon-aliut:-nuk-mundesh-me-e-dashte-shqiperine-duke-e-urrejte-kosoven

citaku-i-reagon-aliut:-nuk-mundesh-me-e-dashte-shqiperine-duke-e-urrejte-kosoven

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Ai ka thënë se nuk mund të krijohet një komb kosovar, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte një përzierje etnive, që sipas tij nuk po ka sukses.

”Unë e shoh sot Kosovën  më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar, kushtetuta e Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën.

‘’Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën. Qeveritë janë të përkohshme. Kosova është e përjetshme’’, është shprehur Çitaku./Front Online