Daçiq: Pa Asociacion, nuk do të diskutohet për planin franko-gjerman

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha sot se nuk do të diskutohet për zbatimin e planit franko-gjerman derisa të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, transmeton FrontOnline. Daçiq, i cili është bartësi i listës zgjedhore “Ivica Daçiq-kryeministër”, në një intervistë për agjencinë Beta tha […]

Daçiq: Pa Asociacion, nuk do të diskutohet për planin franko-gjerman
daciq:-pa-asociacion,-nuk-do-te-diskutohet-per-planin-franko-gjerman

daciq:-pa-asociacion,-nuk-do-te-diskutohet-per-planin-franko-gjerman

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha sot se nuk do të diskutohet për zbatimin e planit franko-gjerman derisa të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, transmeton FrontOnline.

Daçiq, i cili është bartësi i listës zgjedhore “Ivica Daçiq-kryeministër”, në një intervistë për agjencinë Beta tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën e pavarur dhe se shpreson që plani franko-gjerman të mos bëhet pjesë e Kapitulli 35.

Ai tha se SPS është parti patriotike dhe i pyetur nëse e konsideron nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit apo Uashingtonit apo pranimin e planit franko-gjerman dhe marrëveshjes së udhërrëfyesit të Ohrit si patriotizëm, Daçiq tha se qëllimi kryesor i autoriteteve në Beograd është se “nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara./FrontOnline/