Dalin në konsultim publik Projektligji për Energji Elektrike dhe ai për Energji, Rizvanolli fton për komente

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë hapur konsultimet publike për Projektligjin për Energji Elektrike dhe Projektligjin për Energji. Rizvanolli ka bërë me dije se afati i fundit për komente është 14 marsi. “Projektligji për Energji Elektrike synon përcaktimin e rregullave për të siguruar furnizim cilësor dhe çmime të përballueshme të energjisë elektrike, […]

Dalin në konsultim publik Projektligji për Energji Elektrike dhe ai për Energji, Rizvanolli fton për komente
dalin-ne-konsultim-publik-projektligji-per-energji-elektrike-dhe-ai-per-energji,-rizvanolli-fton-per-komente

dalin-ne-konsultim-publik-projektligji-per-energji-elektrike-dhe-ai-per-energji,-rizvanolli-fton-per-komente

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë hapur konsultimet publike për Projektligjin për Energji Elektrike dhe Projektligjin për Energji.

Rizvanolli ka bërë me dije se afati i fundit për komente është 14 marsi.

“Projektligji për Energji Elektrike synon përcaktimin e rregullave për të siguruar furnizim cilësor dhe çmime të përballueshme të energjisë elektrike, ndërsa Projektligji për Energji përfshin parime dhe rregulla për zhvillimin e sektorit energjetik, duke krijuar kushte për një treg të hapur, transparent dhe konkurrues”, ka shkruar Rizvanolli.