Dënohet me 4 vjet burgim i akuzuari për vjedhje në një kazino në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 4 vjet burgim të pandehurin D.K., për veprën penale “grabitje”. Sipas njoftimit të Gjykatës, ai u dënua pasi më 14 dhjetor të 2012-s ishte futur në një kazino në Ferizaj dhe i kishte grabitur 1 mijë e 500 euro nga arka, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndërkaq, nga […]

Dënohet me 4 vjet burgim i akuzuari për vjedhje në një kazino në Ferizaj
denohet-me-4-vjet-burgim-i-akuzuari-per-vjedhje-ne-nje-kazino-ne-ferizaj

denohet-me-4-vjet-burgim-i-akuzuari-per-vjedhje-ne-nje-kazino-ne-ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 4 vjet burgim të pandehurin D.K., për veprën penale “grabitje”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ai u dënua pasi më 14 dhjetor të 2012-s ishte futur në një kazino në Ferizaj dhe i kishte grabitur 1 mijë e 500 euro nga arka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq, nga akuza është liruar i pandehuri A.L., që dyshohej se kishte marrë pjesë në këtë grabitje.

“I pandehuri D.K është shpallur fajtor sepse më datë 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino në Ferizaj, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme e që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, e dy të pandehurit të tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I. kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marrë 1.500 euro dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në vendim.