Dënohet me gjashtë muaj burgim ish-menaxheri i prokurimit të Komunës së Klinës, akuzohej për konflikt interesi

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për konflikt interesi Abaz Foniqi, të cilin e ka dënuar me 6 muaj burgim. Shpalljen e këtij aktgjykimi e bëri të enjten gjyqtari Sami Sharraxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjyqtari Sharraxhiu tha se dënimi i shqiptuar prej gjashtë muaj burgim mund t’i zëvendësohet me dënim […]

Dënohet me gjashtë muaj burgim ish-menaxheri i prokurimit të Komunës së Klinës, akuzohej për konflikt interesi
denohet-me-gjashte-muaj-burgim-ish-menaxheri-i-prokurimit-te-komunes-se-klines,-akuzohej-per-konflikt-interesi

denohet-me-gjashte-muaj-burgim-ish-menaxheri-i-prokurimit-te-komunes-se-klines,-akuzohej-per-konflikt-interesi

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për konflikt interesi Abaz Foniqi, të cilin e ka dënuar me 6 muaj burgim.

Shpalljen e këtij aktgjykimi e bëri të enjten gjyqtari Sami Sharraxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Sharraxhiu tha se dënimi i shqiptuar prej gjashtë muaj burgim mund t’i zëvendësohet me dënim me gjobë dhe atë prej 2 mijë euro me pëlqimin e të akuzuarit Foniqi, në afat prej 3 muajsh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të akuzuarin Foniqi gjykata gjithashtu e ka obliguar për pagesën e taksave gjyqësore prej 50 euro, paushallin gjyqësor prej 50 euro dhe fondin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditë nga plotëfuqishmëria e aktgjykimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të datës 27 korrik 2023, i pandehuri Abaz Foniqi, në cilësinë e personit zyrtar-menaxher i prokurimit të Komunës së Klinës, me 27 dhjetor 2018, 18 dhjetor 2019, 10 korrik dhe 5 tetor 2020, në këtë komunë, kishte marrë pjesë personalisht në çështjen zyrtare për të cilën është dashur të dijë se ndonjë anëtar i familjes së tij ka të bëjë me interes financiar kishte nënshkruar 4 kontrata me operatorin ekonomik “Ilir-Kosova”për furnizimin me pajisje të teknologjisë informative, në vlerë prej 38 mijë e 768 euro kontrata e parë, 5 mije e 267 kontrata e dytë, 14 mije e 822 euro kontrata e tretë dhe 1 mijë e 738 euro kontrata e katërt.

Kjo sipas aktakuzës, ka nënkuptuar se nuk ka pasur konkurrencë të mirëfilltë dhe me këto veprime i akuzuari Foniqi ka favorizuar kompaninë në të cilën punon vajza e të pandehurit, Agnesa Abaz-Foniqi, duke i mundësuar interes financiar operatorit të lartcekur.

Me këtë veprim i akuzuari Foniqi ngarkohet se në vazhdim ka kryer veprën penale “Konflikt i interesit”, nga neni 417 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 77 të KPRK-së.