Deputetët që e intervistuan Martin Berishajn në Komision: Gënjeu nën betim, presim të përgjigjet penalisht për veprimet e tij

Me 16 maj të këtij viti bëhen dy vjet prej kur ishte bërë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Krizës Energjetike nga Qeveria e Kosovës. Ky komision për gjashtë muaj ka hetuar keqpërdorimet e mundshme të Qeverisë në lidhje me menaxhimin e energjisë elektrike. Në këtë Komision u ftua për intervistim edhe Martin […]

Deputetët që e intervistuan Martin Berishajn në Komision: Gënjeu nën betim, presim të përgjigjet penalisht për veprimet e tij
deputetet-qe-e-intervistuan-martin-berishajn-ne-komision:-genjeu-nen-betim,-presim-te-pergjigjet-penalisht-per-veprimet-e-tij

deputetet-qe-e-intervistuan-martin-berishajn-ne-komision:-genjeu-nen-betim,-presim-te-pergjigjet-penalisht-per-veprimet-e-tij

Me 16 maj të këtij viti bëhen dy vjet prej kur ishte bërë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Krizës Energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Ky komision për gjashtë muaj ka hetuar keqpërdorimet e mundshme të Qeverisë në lidhje me menaxhimin e energjisë elektrike.

Në këtë Komision u ftua për intervistim edhe Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Slloveni.

Ndërkaq sot, ai për orë të tëra është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ambasadori Berishaj sipas mediumit slloven thuhej se nga kompania GEN i kishte transferuar rreth 600 mijë euro në xhirollogaritë e politikanit slloven Robert Golob, tash kryeministër, ku më pas autoritetet në Mal të Zi ia patën bllokuar xhirollogaritë bankare të kompanisë “MB Consulting”.

 

Selmanaj: Deponova kallëzim penal në Prokuroi Speciale ndaj Martin Berishajt, gënjeu nën betim në dëshminë e tij

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Krizës Energjetike nga Qeveria e Kosovës, Driton Selmanaj për FrontOnline ka treguar se kishte deponuar kallëzim penal me 24 shkurt 2023 në Prokurorinë Speciale.

 ‘’Në lidhje me Martin Berishaj, unë ne cilësinë e kryetarit të Komisionit kam deponu kallëzim penal me 24 shkurt 2023 në Prokurorinë Speciale. Këtë e kam bërë me pretekstin se Martin Berishaj nën betim ka gënjyer në dëshminë e tij në Komisionin Hetimor. Andaj ne kemi vlerësuar se ai ka konsumuar vepër penale’’, thotë deputeti Selmanaj për Front Online.

Sipas Selmanajt, faktet tregojnë se Martin Berishaj është i përfshirë në transaksione të dyshimta financiare.

‘’Faktet dhe dokumentet që janë paraqitur në mediat lokale dhe ndërkombëtare tregojnë se z. Berishaj është përfshirë në transaksione të dyshimta financiare. Andaj pres që ai do të përgjigjet penalisht për të gjitha veprimet e tij’’, thekson ai.

 

Shala i PDK-së për rastin e Martin Berishajt: Pres transparencë në këtë kohë të kësaj Qeverie pa transparencë

Për deputetin e PDK-së, Ferat Shalën i cili është edhe anëtar i komisionit të lartë cekur, intervistimi i Martin Berishajt nga Prokuria Speciale e Kosovës, është veprim që duhet të përshëndetët dhe se pret transparencë e poashtu edhe të zbulohet e vërteta.

‘’Veprimet e Prokurorisë i përshëndesim, besojmë në drejtësi, besojmë në zbardhjen e të vërtetës, të zbulohet e vërteta, të fitohet ligjshmëria, të fitohet transparenca, i duhet transparenca në këtë kohë të kësaj Qeverie pa transparencë. Duhet transparencë, jo vetëm të rasti Berishaj, por duhet transparencë edhe të rezervat shtetërore, ku sot e mbyllëm edhe formalisht punën në Komisionin Hetimor, si rezultat i sabotimit të shumicës parlamentare në Komision’’, thotë Shala i PDK-së për FrontOnline.

Deputeti Shala thotë se nuk pret asgjë më shumë se sa transparencë nga rasti Berishaj.

‘’Nuk pres asgjë më shumë se sa transparencën dhe të vërtetën nga rasti Berishaj’’.

Anëtari i këtij komisionit nga radhët e PDK-së, shprehet se jo vetëm me energji, por Prokuroria duhet të merret edhe me skandale tjera dhe në sektorët e tjerë, përfshirë edhe ata me tenderët njëburimorë.

‘’I duhet transparenca, pse nuk kemi blerje të rezervave shtetërore në vitin 2023 dhe në vitin 2024, pra skandalet jo vetëm në energji por në gjithë sektorët tjerë, duhet që Prokuroria e Shtetit të merret, sikurse qysh është çështja e tenderëve njëburimorë’’, thotë ai për Front Online.