Deputeti i PDK-së: Kurti njeri i pabesë, Qeveri më jotransparete s’ka pasur Kosova që nga 2001-ta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është  shprehur i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë e cila përfshin edhe draftin për Asociacionin. E, plani në të cilin ishte edhe drafti i fundit i Asociacionit i është dorëzuar Kurtit më 21 tetor nga pesëshja evropiane të cilët erdhën në Kosovë, shkruan Front Online. Deputeti […]

Deputeti i PDK-së: Kurti njeri i pabesë, Qeveri më jotransparete s’ka pasur Kosova që nga 2001-ta
deputeti-i-pdk-se:-kurti-njeri-i-pabese,-qeveri-me-jotransparete-s’ka-pasur-kosova-qe-nga-2001-ta

deputeti-i-pdk-se:-kurti-njeri-i-pabese,-qeveri-me-jotransparete-s’ka-pasur-kosova-qe-nga-2001-ta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është  shprehur i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë e cila përfshin edhe draftin për Asociacionin.

E, plani në të cilin ishte edhe drafti i fundit i Asociacionit i është dorëzuar Kurtit më 21 tetor nga pesëshja evropiane të cilët erdhën në Kosovë, shkruan Front Online.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në një intervistë për Front Online tha se Kosova asnjëherë që nga viti 2001 nuk ka pasur qeveri dhe kryeministër më jo transparent.

 “Ne kemi kërkuar që të raportojë se çfarë është duke ndodhur atje. Për ne është non sens në bazë të fjalëve të Albin Kurtit po e ndjek Vuçiqin për ta nënshkruar një dokument ku është brenda Asociacioni, ndërsa nga palët tjera thonë që është një dokument që s’ka nevojë edhe të nënshkruhet fare dhe vërtetë jemi me një situatë tërësisht të painformuar si përfaqësues të qytetarëve”, është shprehur Reçica për Front Online.

Sipas tij, kryeministri Kurti nga pozicioni që ka kundërshtuar çdo gjë, ka rënë në pozicion duke pranuar çdo gjë.

Reçica e quan Kurtin njeri tërësisht të pabesueshëm.

“Kryeministër dhe qeveri më jotransparente deri tash që nga viti 2001 Kosova nuk ka pas. Realisht nuk di si ta vlerësoj këtë situatë dhe është njeri tërësisht i pabesueshëm. Ne jemi opozitë pa diskutim, mirëpo ne i kemi mbështetësit tonë dhe normal që mbështetësit tonë, votuesit tonë, qytetarët tonë dhe ky shtet kërkon transparencë”, tha ai për Front Online.

 

Reçica për sulmin e 24 shtatorit: Policia dhe njësitë elitare kanë penguar aneksimin e veriut

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në një intervistë për Front Online duke folur për sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit ka deklaruar se janë pikërisht Policia dhe njësitë elitare ato që e kanë penguar aneksimin e veriut.

“Sulmi terrorist i organizuar i strukturave të organizuara, të trajnuara, të udhëhequra nga shteti serb dhe institucionet e shtetit serb është atak në pavarësinë dhe në të gjitha vlerat që i ka ky shtet. Plani që ka pas ai grup terrorist për ta realizuar në bazë të programeve të strukturave shtetërore serbe ka dështuar vetëm falë njësive policore të Kosovës. Policia e Kosovës, njësitë elite, njësi të tjera të specializuara të vetme e kanë ndaluar dhe kanë penguar aneksimin e veriut të Kosovës siç ka qenë në plan”, ka pohuar ai.

E, derisa e ka thënë këtë deklaron se s’ka turp më të madh që pikërisht këta që mbrojnë vendin nuk po trajtohen dinjitetshëm nga shtetit.

“A ka më turp për këtë shtet dhe për këto institucione, presidenten, kryeministrin njësitë më elite që ka jo vetëm Kosova po që edhe regjioni nuk ka njësitë të tilla të protestojnë për paga dhe për kushte para zyrës së kryeministrit. Reaguesi i parë në veri është Policia e Kosovës edhe ata janë edhe polici, edhe ushtri edhe çdo gjë tjetër dhe për atë duhet të trajtohen ashtu siç duhet”, ka deklaruar deputeti Reçica.

 

Deputeti Reçica: Serbia duhet të sanksionohet nga BE-ja në mënyrën më të ashpër

Serbia duhet të sanksionohet nga Bashkimi Evropian në mënyrën më të ashpër të mundshme, pas asaj që ka bërë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Kështu, po vlerëson deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.

Ai, për Front Online thotë se tashmë dihet që Bashkimi Evropian gjithmonë ka kërkuar më tepër nga Kosova.

“Çështja e sanksioneve të Serbisë, ne e dim që Bashkimi Evropian gjithmonë ka kërkuar më tepër prej Kosovës sesa që do të duhej, Ju e dini që për liberalizim të vizave kanë kërkuar demarkacion me Malin e Zi, ndërsa Mali i Zi ka fituar vizat pa e pas demarkacionin me Kosovën a ka logjikë kjo, edhe tash janë të njëanshëm dhe normal që Bashkimi Evropian do të duhej ta ndëshkonte Serbinë në mënyrën më të ashpër të mundshme sepse të gjitha faktet, të gjitha argumentet janë në tavolinë dhe shihen që shteti serb i ka projektu planet”, ka deklaruar ai.

 

Ndërprerja e grevës së minatorëve/ Reçica: Pushtetarët janë njerëz të natës

Minatorët e Trepçës pas dhjetë ditë greve kanë ndërprerë këtë të fundit.

Pikërisht në ditën e dhjetë të tyre të grevës opozita në seancën e Kuvendit e mbajtur të enjten kërkoi miratimin e rezolutës për kërkesat e minatorëve.

Por, të njëjtën nuk e përkrahu pushteti.

E, vetëm disa orë më vonë, pas mesnate minatorët arritën marrëveshje me pushtetin.

Për, këtë deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në një intervistë për Front Online, ka deklaruar se pushtetarët janë njerëz të natës dhe nëntokës, por jo të nëntokës së minatorëve, por të një nëntoke tjetër.

“Dashtë Zoti që nuk janë sikur premtimet e 14 shkurtit të vitit 2021. Është shumë mirë që minatorët kanë dal nga minierat, kanë dalë nga horizontet sepse është çështje shumë e rëndë të qëndrosh tetë orë e le të qëndrosh një javë ditë atje dhe po shihet që këta janë të natës, këta janë të nëntokës, jo asaj nëntoke të minatorëve por të kësaj nëntokës tjetër sepse kanë dalë afera të ndryshme siç është “Zdravo” e të tjera me ata që kanë komuniku që tash janë në listë si terroristë, si kriminel”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, thotë se shpreson që edhe marrëveshja e arritur me minatorët mos të jetë mashtrim i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është mirë që është arrit një marrëveshje, po shpresoj që do të realizohet ajo marrëveshje dhe nuk është një mashtrim i radhës sikur shumë mashtrime që i ka bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në këtë rast. Ne pikërisht presioni ynë e kishte këtë qëllim që minatorët të dalin prej zgafelleve, të dalin prej horizonteve dhe të ketë një marrëveshje”, ka shtuar deputeti Reçica.

 

Bastisjet e Speciales/ Reçica: Po ndodhin pasi është humbur beteja në seanca gjyqësore

Ditëve të fundit Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer bastisje në Kosovë.

Cak i këtyre bastisjeve ishin disa nga ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Por, pa lënë anash edhe figura të tjera.

Të enjten u bastis edhe shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Isni Kilaj.

Derisa, këtë të fundit edhe e arrestuan.

Lidhur me këto bastisje deputeti Elmi Reçica në një intervistë për Front Online thotë se Specialja e ka humbur betejën në seanca gjyqësore dhe për këtë është shkaktuar një reaksion nga zyra e prokurorit të specializuar.

“Sipas vlerësimeve të ekipeve mbrojtëse betejën e humbur në përballje në seanca gjyqësore atje kanë shkaktuar një reaksion të zyrës së prokurorit special dhe pastaj bastisjesh dhe konfiskimesh të telefonave. Ata janë padrejtësisht të arrestuar në Hagë dhe është një proces i padrejtë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër , ka bërë luftë në përputhje me rregullat e luftës, ka bërë luftë në koordinim me partnerë strategjikë, nuk ka bërë krime lufte dhe aq më pak liderët e saj”, ka deklaruar ai.

 

 

Reçica: S’do t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

Dy partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja kanë marrë vendim që të mos votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Madje, PDK-ja ka shkuar edhe përtej kësaj.

Nga kjo parti, kanë deklaruar se s’ka votim deri në caktim të datës së zgjedhjeve.

Për, këtë deputeti i PDK-së, Elmi Reçica thotë se s’kanë ndryshuar qëndrim.

“PDK-ja ka një qëndrim të grupit parlamentar, të kryesisë së partisë dhe organit më të lartë në mes të dy konventave të Këshillit Drejtues dhe derisa nuk mblidhet Këshilli Drejtues për ta rishqyrtuar këtë çështje qëndrimi i PDK-së, do të jetë i tillë dhe nuk po e lidhi as me datën e zgjedhjeve, as me ndonjë çështje tjetër”, ka thënë ai.

Sipas Reçicës, si të votohen marrëveshjet ndërkombëtare kur Qeveria Kurti ka 700 milionë euro suficit dhe ka ndaluar të gjitha projektet kapitale.

“Mirëpo, si të votohen marrëveshjet ndërkombëtare kur 700 milionë euro i ka suficit kjo qeveri, i ka ndaluar gati se të gjitha projektet e mëdha kapitale, është duke i dëmtuar të gjitha kompanitë, është duke bërë veprime të cilat nuk janë në përputhje me një qeveri e cila e don  këtë vend, me një kryeministër i cili e don këtë vend dhe këtu është çështja kyçe nëpër sa afera ka kaluar jo qeveri deri tash, prej Martina Berishajt e deri te rezervat shtetërore, sa herë është shkelë Kushtetuta e Kosovës nga kjo nomenklaturë udhëheqëse”, është shprehur deputeti Reçica./Front Online