Deputeti i PDK-së pas deklaratës së O’Brien: Kosovën e ka partnere të besueshme SHBA-ja, Qeverinë s’do ta trajtojnë njëjtë

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti tha se deklarata e O’Brien janë paralajmërime për Qeverinë pasi interesat e vendit po i vendosë në pikëpyetje. Haliti deklaroi për Front Online se Kosovën e kanë partnere por Qeverinë s’do ta trajtojnë njëjtë. “Mendoj që ka thënë që s’do ta “trajtojmë qeverinë si Partnere” por Kosovën e kanë partnere […]

Deputeti i PDK-së pas deklaratës së O’Brien: Kosovën e ka partnere të besueshme SHBA-ja, Qeverinë s’do ta trajtojnë njëjtë


Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti tha se deklarata e O’Brien janë paralajmërime për Qeverinë pasi interesat e vendit po i vendosë në pikëpyetje.

Haliti deklaroi për Front Online se Kosovën e kanë partnere por Qeverinë s’do ta trajtojnë njëjtë.

“Mendoj që ka thënë që s’do ta “trajtojmë qeverinë si Partnere” por Kosovën e kanë partnere shumë të besueshme e kjo është arsyeja e qortimit publik që bëri O’Braian, njëri nga njohësit më të mirë të problematikave e problemeve në mes Kosovës e Serbisë. Qortimi publik është paralajmërim për këtë Qeveri që me veprimet e mosveprimet e saja, me akrobacionet dhe aventurat politike po e vendosë vetveten e interesat e Kosovës në pikëpyetje të madhe para bashkësisë ndërkombëtare e në veçanti në raport me vendet mike të Kosovës”, tha Haliti.

Haliti ndalimin e dinarit e ka parë si vendim të duhur.

Por ai tha se është dashur të ndjekin praktikat që vendet e BE-së bëjnë kur hyjnë në Eurozonë.

“Sa i përket çështjes së ndalimit të përdorimit të dinarit të Serbisë brenda territorit të Kosovës, si çështje duhet bërë e duhet ndaluar, por duhet të njekë praktikat që vendet e BE bëjnë në fillimet e tyre kurë hyjnë në Eurozonë”.

Kështu është dashur të veprojë Qeveria para vendimit për dinarin, sipas deputeti të PDK-së.

“Duhet bërë marrëveshje në mes të sistemit bankarë të Kosovës dhe atij të Serbisë lidhur me qarkullimin e konvertimin e valutave përmes dy sistemeve bankare. Por domosdoshmërish kjo kërkon edhe marrëveshje politike shumëpalëshe dhe bazuar në pakon e Ahthisarit dhe marrëveshjen e Brukselit, Kosova duhet të ketë valutën e sajë në të gjithë territorin.

Meqë kështu është atëherë, projekti për futjen e detyrueshme për gjithë territorin e Kosovës duhet bërë në një afat 6-12 muaj , që në territoret ku është përdorë dinari çmimet të vendosen me kosto të dy valutave të konvertuara sipas marrëveshjeve”, theksoi ai.

Haliti thotë se me urgjencë Qeveria duhet t’i kryejë obligimet Kushtetuese të pranuara nga ndërkombëtarët.

“Qeveria e Kosovës, me urgjencë duhet t’i përvishet punës për të kryer obligimet e saja Kushtetuese duke u bazuar në shtetin tonë të pavarur e multietnik, në këtë formë të pranuar ndërkombëtarisht”, tha Haliti.