Abdixhiku: I lumtur për ecjen e Shqipërisë, Kosova është bërë peng i çmendurisë populiste

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Tiranë. Ai ka thënë se është i lumtur për ecjen e Shqipërisë, kurse sipas tij, Kosova është bërë peng i çmendurisë populliste. “Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë. Aty flet për numrin rekord të turistëve, për këngët e […]

Abdixhiku: I lumtur për ecjen e Shqipërisë, Kosova është bërë peng i çmendurisë populiste
abdixhiku:-i-lumtur-per-ecjen-e-shqiperise,-kosova-eshte-bere-peng-i-cmendurise-populiste

abdixhiku:-i-lumtur-per-ecjen-e-shqiperise,-kosova-eshte-bere-peng-i-cmendurise-populiste

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Tiranë.

Ai ka thënë se është i lumtur për ecjen e Shqipërisë, kurse sipas tij, Kosova është bërë peng i çmendurisë populliste.

“Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë. Aty flet për numrin rekord të turistëve, për këngët e Duas, punën e Mira Muratit në ChatGPT, kualifikimin e Shqipërisë në Evropian e për partneritetin e jashtëzakonshëm në mes të dy shteteve mike. Vite më parë, një vizitë e tillë nuk do të ishte e mundur pa kapërcim në Prishtinë. Kosova, si destinacion ishte e natyrshme”.

“Sot, në të njëjtën orë e në të njëjtën ditë në Kosovën e zymtë prej popullizmit, SHBA-të na flasin për raportet më të ulëta historike. Për lëkundje partneriteti e krizë komunikimi. Jam i lumtur për ecjen e Shqipërisë. Në ekonomi, kulturë, turizëm, sport e diplomaci. Po na ikin me hapa të mëdhenj. Po e bëjnë mençur, si vend i NATO-s dhe me partnerë!”

“Por Kosova, shteti ynë është bërë peng i çmendurisë populliste. I duartrokisin përplasjes. E nxisin delirin. Mburren me gjithë terrin politik që na shoqëron tash e tre vjet”, ka thënë Abdixhiku.