Deputeti i VV-së: Këtë vit fillon projekti për ndërtimin e banesave sociale, po kemi pengesa nga komunat

Deputeti i shumicës parlamentare, njëherit edhe anëtar i komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Ekrem Mustafa ka deklaruar për FrontOnline se këtë vit do të nis procesi për projektin i cili mundëson ndërtimin e banesave sociale, një premtim i dhënë ky nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021. […]

Deputeti i VV-së: Këtë vit fillon projekti për ndërtimin e banesave sociale, po kemi pengesa nga komunat
deputeti-i-vv-se:-kete-vit-fillon-projekti-per-ndertimin-e-banesave-sociale,-po-kemi-pengesa-nga-komunat

deputeti-i-vv-se:-kete-vit-fillon-projekti-per-ndertimin-e-banesave-sociale,-po-kemi-pengesa-nga-komunat

Deputeti i shumicës parlamentare, njëherit edhe anëtar i komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Ekrem Mustafa ka deklaruar për FrontOnline se këtë vit do të nis procesi për projektin i cili mundëson ndërtimin e banesave sociale, një premtim i dhënë ky nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021.

‘’Unë personalisht pres që këtë vit me filluar projekti, jemi në fazën e konsolidimit të projektit edhe në terren. Sipas premtimit tonë, ish dashur të merr kohë ky projekt, por nuk e di tash, sepse nuk mund të merrem me detaje’’ deklaron ai.

Deputeti Mustafa thotë se ky proces po has në pengesa kryesisht nga komunat e vendit sepse ato nuk po u ofrojnë lokacionet, përjashtuar Komunën e Drenasit e cila udhëhiqet nga PDK me kryetar Ramiz Lladrovcin që ka ofruar lokacionin për ndërtimin e banesave sociale.

”Ky premtim është në proces e sipër, mirëpo ne kemi hasur në pengesa kryesisht në Komuna. Ne kemi kërkuar nga komunat me caktu lokacionin ku duan ata, me pajis me leje ndërtimi e më pas ne të fillojmë me projektin. Kjo është neglizhencë e komunave. E vetmja është Komuna e Drenasit e cila ka ofru një lokacion tillë, komunat tjera janë në proces por nuk kanë ofruar lokacionin’’ shprehet ai.

Më tej, Mustafa thekson se nuk intereson se a beson apo jo opozita në këtë premtim, pasi që sipas tij, Qeveria po punon në të mirën e qytetarit.

‘’Pavarësisht asaj, opozita e ka rolin e saj, ajo mund të besoj ose jo, por ne i kemi punët tona dhe po punojmë në të mirë ne qytetarit”, përfundon deputeti Mustafa për FrontOnline.