Deputetja Bunjaku-Rexhepi: LDK-ja e gatshme për zgjedhje, kjo Qeveri është me e keqja që nga paslufta

Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje nacionale, kurdo që caktohet që ato të mbahen. Kështu, ka thënë për Front Online, deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi. Madje, deklaron se LDK-ja ka qenë e gatshme edhe më herët për zgjedhje, “Realisht LDK-ja ka qenë e gatshme për zgjedhje edhe në kohën kur Qeveria […]

Deputetja Bunjaku-Rexhepi: LDK-ja e gatshme për zgjedhje, kjo Qeveri është me e keqja që nga paslufta
deputetja-bunjaku-rexhepi:-ldk-ja-e-gatshme-per-zgjedhje,-kjo-qeveri-eshte-me-e-keqja-qe-nga-paslufta

deputetja-bunjaku-rexhepi:-ldk-ja-e-gatshme-per-zgjedhje,-kjo-qeveri-eshte-me-e-keqja-qe-nga-paslufta

Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje nacionale, kurdo që caktohet që ato të mbahen.

Kështu, ka thënë për Front Online, deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Madje, deklaron se LDK-ja ka qenë e gatshme edhe më herët për zgjedhje,

“Realisht LDK-ja ka qenë e gatshme për zgjedhje edhe në kohën kur Qeveria Kurti ka fituar mbi 50% të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë është e gatshme për zgjedhje kurdo që planifikohen të mbahen ato”, është shprehur Bunjaku-Rexhepi për Front Online.

Dhe, këtë e thotë për një arsye.

“Ne si deputetë dhe shumica prej nesh kanë besu që kjo është qeveria më e keqe e mundshme që nga paslufta. Dhe, tani kjo vetëm po vërtetohet që kjo qeveri ka krijuar depresion politik, psikik, ekonomik tek qytetarët tonë”, ka thënë deputetja Bunjaku-Rexhepi për Front Online.

E, pyetur se a pret që në këtë vit të ketë zgjedhje të parakohshme, e njëjta ka pohuar se krejt kjo varet prej mazhorancës.

“Kjo varet prej mazhorancës sepse votat e mjaftueshme i kanë ata, ata janë duke udhëhequr me shtetin dhe duke keqmenaxhuar me shtetin, ndërsa LDK-ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që planifikohen ato”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Ndryshe, kohëve të fundit janë shtuar zërat që mund të ketë zgjedhje të parakohshme në këtë vit./Front Online/