Deputetja Kearns e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Sanduloviq i cili u rrah se nderoi Adem Jasharin

Deputetja britanike Alicia Kearns është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb Nikolla Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Në një postim në “X”, deputetja shkruan: “Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq […]

Deputetja Kearns e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Sanduloviq i cili u rrah se nderoi Adem Jasharin
deputetja-kearns-e-shqetesuar-per-sigurine-dhe-shendetin-e-sanduloviq-i-cili-u-rrah-se-nderoi-adem-jasharin

deputetja-kearns-e-shqetesuar-per-sigurine-dhe-shendetin-e-sanduloviq-i-cili-u-rrah-se-nderoi-adem-jasharin

Deputetja britanike Alicia Kearns është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb Nikolla Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

Në një postim në “X”, deputetja shkruan:

“Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe”.

Ajo përmend parregullësitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE.

“Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan në vetëm shprehjet më të buta të shqetësimit kalimtar nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, shkroi ajo.