Dhjetëra të plagosur pas një aksidenti me dy trena në Indi

Të paktën 100 persona raportohet se janë lënduar pasi dy trena u përplasën në shtetin lindor të Indisë, Odisha, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Rreth 50 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje, sipas kryesekretarit të shtetit. Dyshohet se një numër personash kanë vdekur. Kryeministri indian, Narendra Modi, shkroi në Twitter duke thënë se ishte i shqetësuar […]

Dhjetëra të plagosur pas një aksidenti me dy trena në Indi
Indi, qytetar indian, koronavirusi foto: Unsplash

Të paktën 100 persona raportohet se janë lënduar pasi dy trena u përplasën në shtetin lindor të Indisë, Odisha, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Rreth 50 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje, sipas kryesekretarit të shtetit.

Dyshohet se një numër personash kanë vdekur.

Kryeministri indian, Narendra Modi, shkroi në Twitter duke thënë se ishte i shqetësuar nga incidenti dhe se bashkëndjen me familjet e viktimave.

“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e fatkeqësisë dhe e gjithë ndihma e mundshme po u jepet të prekurve”, shkroi ai në Twitter.