Dita e Shkopit të Bardhë, Tishaku: Sfidë e madhe është qasja fizike

15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e qytetarëve të verbër për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të të drejtave të tyre. Për këtë ditë ka folur në RTK, Daut Tishaku kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, i cili tha se gjatë kësaj jave të gjithë […]

Dita e Shkopit të Bardhë, Tishaku: Sfidë e madhe është qasja fizike
dita-e-shkopit-te-bardhe,-tishaku:-sfide-e-madhe-eshte-qasja-fizike

dita-e-shkopit-te-bardhe,-tishaku:-sfide-e-madhe-eshte-qasja-fizike

15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e qytetarëve të verbër për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të të drejtave të tyre.

Për këtë ditë ka folur në RTK, Daut Tishaku kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, i cili tha se gjatë kësaj jave të gjithë të verbrit e botës paraqesin sfidat që i kanë, paraqesin nevojat e tyre dhe po ashtu tha se organizojnë edhe aktivitete të ndryshme që ti demonstrojnë edhe vlerat e tyre.

Ai tha se kjo javë shënohet qysh nga viti 1964, kur Kongresi Amerikan i ka rekomanduar presidentit që të shpallë javën e shkopit të bardhë.

E ai shtoi se shkopi i bardhë për personat e verbër shërben për lëvizjen e lirë që të identifikojnë pengesat.

“Në vendin tonë sfida më e madhe është qasja, duke filluar prej qasjes fizike sepse me të vërtetë infrastruktura që e kemi ne në Kosovë akoma është larg standardeve që duhet ti kemi “, tha Tishaku.