Ditëlindja e presidentit Clinton festohet edhe në Kosovë

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka festuar të shtunën ditëlindjen e ish-Presidentit amerikan Bill Clinton. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin personalitet të ndryshme të jetës politike, sigurisë e kulturës. Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se populli i Kosovës e në veçanti ai shqiptarë është falënderuar ndaj presidentin Clinton e gjithë Amerikës për kontributin që […]

Ditëlindja e presidentit Clinton festohet edhe në Kosovë
ditelindja-e-presidentit-clinton-festohet-edhe-ne-kosove

ditelindja-e-presidentit-clinton-festohet-edhe-ne-kosove

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka festuar të shtunën ditëlindjen e ish-Presidentit amerikan Bill Clinton.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin personalitet të ndryshme të jetës politike, sigurisë e kulturës.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se populli i Kosovës e në veçanti ai shqiptarë është falënderuar ndaj presidentin Clinton e gjithë Amerikës për kontributin që ata kanë dhënë për shtetin e Kosovës kur ajo ka qenë në rrezik.

“Unë si një pjesëtar i popullit të Kosovës, kam nderin dhe jam i privilegjuar që fal veprimeve tuaja, fal veprimeve të institucioneve amerikane edhe aleatëve të tyre, ne sot kemi mundësin që të jemi bashkë e ta festojmë ditëlindjen e juaja edhe ta kemi mundësi që të ju falënderojmë për gjitha veprimet që keni bërë. Ky veprim tregon më së miri që populli i Kosovës, por populli shqiptar në veçanti është falënderues nuk i hrron veprimet e mira që i keni bërë për ne, në ato kushte në ato momente ku edhe qenia jonë ka qenë në rrezik”, tha ai.

Ai tha se qëllimi i këtij organizimi ka qenë që mesazhet falënderuare të Kosovës të dërgohen për institucionet e Amerikës, për kontributin e tyre në Kosovë.

“Populli jonë është falënderues dhe mirënjohës edhe di ta kthej të mirën sepse e kemi gjenin, jemi popull fisnik kemi një traditë, e kemi një kulture. Veprimet tona edhe pse në shikim të parë janë dukur që janë festim i një ditëlindje, është e vërtet që eshët festim i një ditëlindje, mirëpo mesazhi ka qenë i llojit tjetër. Tendenca ime, ka qenë që veprimi jonë të ketë një efekt në nënvetëdijen e masës e posaçërisht në nënvetëdije e të rinjve , që nëpër mesë kësaj ditëlindje, nëpër mesë këtij veprimi tonë mesazhet të shkojnë për institucionet e Amerikës”, tha ai.

Bill Clinton (Ëilliam Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA.

Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999, si rezultat i kontributit të Clinton për çlirimin e Kosovës, është ngritur shtatorja e tij në hyrje të Prishtinës./EO