Dy gra u zhdukën brenda një dite në Kosovë

Dy gra janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express. Një grua është zhdukur në Prishtinë që nëntë ditë. “Prishtinë 10.08.2023 – 14:00. Ankuesja femër kosovare me datën 17.08.2023 ka raportuar se viktima femër kosovare me datën 10.08.2023 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e […]

Dy gra u zhdukën brenda një dite në Kosovë
dy-gra-u-zhduken-brenda-nje-dite-ne-kosove

dy-gra-u-zhduken-brenda-nje-dite-ne-kosove

Dy gra janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Një grua është zhdukur në Prishtinë që nëntë ditë.

“Prishtinë 10.08.2023 – 14:00. Ankuesja femër kosovare me datën 17.08.2023 ka raportuar se viktima femër kosovare me datën 10.08.2023 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe në Han të Elezit që tri ditë është zhfukur një grua.

Hani i Elezit 16.08.2023 – 16:00.  Ankuesi mashkull kosovar me datën 17.08.2023, ka raportuar se viktima femër kosovare – ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në njoftim.