“E kam ditur shumë më herët datën e shpalljes së Pavarësisë/ Limaj: E kemi mbajtë fshehtë për arsye sigurie

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Fatmir Limaj ka treguar për Front Online se datën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e ka ditur shumë më herët. Por, thotë se janë marrë vesh me ndërkombëtaret që mos ta bënin publike për shkak të situatës së sigurisë. “Ka qenë një kohë shumë e gjatë që ne e kemi ditur […]

“E kam ditur shumë më herët datën e shpalljes së Pavarësisë/ Limaj: E kemi mbajtë fshehtë për arsye sigurie
“e-kam-ditur-shume-me-heret-daten-e-shpalljes-se-pavaresise/-limaj:-e-kemi-mbajte-fshehte-per-arsye-sigurie

“e-kam-ditur-shume-me-heret-daten-e-shpalljes-se-pavaresise/-limaj:-e-kemi-mbajte-fshehte-per-arsye-sigurie


Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Fatmir Limaj ka treguar për Front Online se datën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e ka ditur shumë më herët.

Por, thotë se janë marrë vesh me ndërkombëtaret që mos ta bënin publike për shkak të situatës së sigurisë.

“Ka qenë një kohë shumë e gjatë që ne e kemi ditur datën dhe ashtu e kemi mbajtur sekret, pa mundem me thënë të mbyllur për arsye të sigurisë jo për ndonjë gjë tjetër. Pra, ashtu siç jemi marrë vesh me partnerët tonë ashtu ka funksionuar”, është shprehur Limaj.

Sipas tij, mbajtja fshehtë e datës për të nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë me mbajt fshehtë datën, ka qenë shumë e vështirë, por në situata të tilla kur kemi një temë që është shumë e madhe, e rëndësishme për vendin dhe është një lloj sekreti shtetëror atëherë e kemi mbajtë fshehtë”, ka treguar Limaj.