Është shqiptuar dënim i përjetshëm për vrasje në Koçan

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, dhe pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore në Koçan ka nxjerrë aktgjykim dënues për një person për veprën penale – Vrasje e kryer gjatë dhunës në bazë gjinore dhe në mënyrë mizore, ndërsa autori është dënuar me burgim të përjetshëm, transmeton Portalb.mk. Më 25 shtator […]

Është shqiptuar dënim i përjetshëm për vrasje në Koçan
Dhuna, foto nga Anete Lusina / Pexels

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, dhe pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore në Koçan ka nxjerrë aktgjykim dënues për një person për veprën penale – Vrasje e kryer gjatë dhunës në bazë gjinore dhe në mënyrë mizore, ndërsa autori është dënuar me burgim të përjetshëm, transmeton Portalb.mk.

Më 25 shtator 2023, i akuzuari vrau një grua në mënyrë brutale, duke e goditur me thikë shumë herë.

Prokuroria Themelore Publike në Koçan në aktakuzë të akuzuarin e ka akuzuar edhe për veprën e shantazhit ndaj viktimës, e kryer para vrasjes. Por, i pandehuri nuk e ka pranuar atë vepër, procedura është e ndarë dhe procedura gjyqësore do të vazhdojë për atë pjesë të akuzës.

Sipas gjetjeve atëkohë, arsyeja e sulmit ishte zhvatja e parave dhe kërcënimi për video komprometuese që sulmuesi kërcënonte se do t’i bënte publike. Gruaja paraprakisht kishte denoncuar disa herë për kërcënime në polici dhe në prokurori, nga ku kishte kërkuar edhe mbrojtje.