Falja e 100 eurove/ Kryetarët e Komunave i kundërpërgjigjen Hekuran Muratit: Qeverisja e praktikantëve po merr vendime të palogjikshme

Më 31 mars Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësor dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe […]

Falja e 100 eurove/ Kryetarët e Komunave i kundërpërgjigjen Hekuran Muratit: Qeverisja e praktikantëve po merr vendime të palogjikshme
falja-e-100-eurove/-kryetaret-e-komunave-i-kunderpergjigjen-hekuran-muratit:-qeverisja-e-praktikanteve-po-merr-vendime-te-palogjikshme

falja-e-100-eurove/-kryetaret-e-komunave-i-kunderpergjigjen-hekuran-muratit:-qeverisja-e-praktikanteve-po-merr-vendime-te-palogjikshme

Më 31 mars Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësor dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit.

Lidhur me këtë vendim të mërkurën ministri i Financave, Hekuran Murati ka insistuar që komunat t’i respektojnë afatet për heqjen e 100 eurove nga tatimi në pronë për qytetarët.

Ai tha se deri me 16 shtator komunat kanë afat që të ndërmarrin veprime për zbatimin e Ligjit.

Për këtë çështje Front Online ka kontaktuar disa nga kryetarët e komunave.

Muhaxhiri për tatimin në pronë: Ministri Murati pa ndihmën e komunave mund ta përfundojë këtë çështje

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, tha se ministri Murati pa ndihmën e komunave ka pasur mundësi ta përfundoj këtë proces.

Muhaxhiri thotë se seanca e cila do të mbahet për tatimin në pronë do kushtoj rreth 15 mijë euro.

Ai thotë se Hekuran Murati ka një inat për këtë temë.

“Duhet me e thirr seancën e jashtëzakonshme që të përfundoj kjo çështje se Hekuran Murati qenka përngut. Inati i një personi që e ka folur një fjalë dhe tash që është në pushtet me i shti qytetarët me i falë nga 100 euro ka pasur mundësi ai si ministër me përfunduar këtë çështje pa i fut komunat me këtë çështje e jo ne me mbajt seancë të jashtëzakonshme ku na kushton 15 mijë euro për me pasur mundësi me realizuar fjalën e ministrit”, thotë Muhaxheri.

Nura: Qeverisja e praktikanteve po luan me ndjenjat e qytetarëve për faljen e 100 eurove për tatimin në pronë

Njëjtë si ai i Pejës, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka kritika për ministrin e Financave për faljen e 100 eurove për tatimin në pronë.

Nura për Front Online tha se qeverisja e praktikanteve po luan me ndjenjat e qytetarëve.

Sipas tij, vendimi i ministrisë është jo serioz.

“Ne duhet t’i procedojmë deri më 15 shtator kjo çështje është të luash me ndjenjat e qytetarëve, institucioneve dhe vetë shtetit vendim i marr nga qeverisja e praktikanteve. Kjo qeveri po na shtinë me u marr me disa çështje që nuk kemi pasur nevojë të merremi faji dhe përgjegjësia direkt i shkojnë ministrit Murati. Ky vendim është jo serioz dhe tash kemi përgjegjësi para qytetarëve edhe pse na dëmton në të hyrat vetanake”, thotë Nura.

Idrizi: Procesi i faljes së 100 eurove të tatimit në pronë i pa logjikshëm

Kreu i komunës së Vushtrrisë, Ferat Idrizi në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me deklaratën e ministrit Murati për tatimin në pronë.

Idrizi këtë proces e ka quajtur të pa logjikshëm.

Ai thotë se vetë ministria ka mundur t’i ekzekutojë pa përfshirjen e komunave.

“Ne deri në fund të muajit shtator e kemi buxhetin dhe do të bisedojmë atëherë dhe kur e kanë bërë ligjin s’ka pasur nevojë me i obliguar komunat kanë mundur vetëm me i ekzekutuar. Procesi i tatimit në pronë pa logjik është vetëm është dashur me ligj me ekzekutuar faljen e borxhit na e kishim ekzekutuar pa pasur nevojë me qitë në Kuvend fare”, theksoi Idrizi.

Me ligjin në Kosovë, vlerësimi i pronës nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bëhet në çdo tre ose pesë vjet.

Vlerësimin e fundit, kjo ministri e ka bërë vitin e kaluar, kurse zbatimi i tij në tatimin në pronë ka filluar nga janari i këtij viti.

Vlerësimi paraprak është bërë në vitin 2019.

Çështja e tatimit në pronë është bërë temë diskutimi pas reagimit të qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët kanë treguar se faturat e tyre të tatimit në pronë janë rritur.