Faturat e larta të energjisë elektrike, Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti: Paaftësia kushton
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti për ngritjen e çmimi të energjisë elektrike dhe faturat e larta që po paguajnë qytetarët. Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti”. “Para kësaj, ishin […]
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti për ngritjen e çmimi të energjisë elektrike dhe faturat e larta që po paguajnë qytetarët.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti”.
“Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera. Pra gjithsejtë 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë’”, ka shkruar Abdixhiku.
“Do të gjejnë arsyetime; do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë. Paaftësia kushton”, ka shkruar ai.
Abdixhiku përmes një grafike ka treguar çmimet e energjisë elektrike para dhe pas ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.
Shumë qytetarë janë ankuar në rrjetet sociale ditëve të fundit se fatura e rrymës për muajin dhjetor u ka ardhur shumë më e lartë krahasuar me faturën e muajit të kaluar, apo të të njëjtit muaj vitin e kaluar, duke ngritur shqetësime se çmimi i rrymës mund të jetë rritur.
Ndërkohë, Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka thënë të martën se vlera e faturës së muajit dhjetor është rritur si pasojë e “shpenzimit më të madh të rrymës” dhe mos subvencionimit të konsumatorëve kursimtarë nga Qeveria e Kosovës krahasuar me një vit më parë, pas ankesave të shumta nga konsumatorët.