FIBA e dënon përjetësisht gjyqtarin kosovar Daut Maxhuni

Shtëpia më e madhe e basketbollit FIBA, ka marrë vendim që ta përjashtojë me pezullim të përjetshëm gjyqtarin kosovar Daut Mehmetin. Sipas njoftimit të FIBA-s, Mehmeti, u ndëshkua me pezullim të përjetshëm për thyerje të Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore. Sipas faqes zyrtare të FIBA-s, sanksioni tashmë është vendosur ndaj gjyqtarit. Arsyeja […]

FIBA e dënon përjetësisht gjyqtarin kosovar Daut Maxhuni

Shtëpia më e madhe e basketbollit FIBA, ka marrë vendim që ta përjashtojë me pezullim të përjetshëm gjyqtarin kosovar Daut Mehmetin.

Sipas njoftimit të FIBA-s, Mehmeti, u ndëshkua me pezullim të përjetshëm për thyerje të Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore.

Sipas faqes zyrtare të FIBA-s, sanksioni tashmë është vendosur ndaj gjyqtarit.

Arsyeja që ka sjellë dënimin për gjyqtarin 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.

Sipas bgbasket.com, Mehmeti ka gjykuar gjashtë ndeshje të Maccabi Haifas në nëntë paraqitjet e tij të fundit në fushë.

Njoftimi për sanksionin përmend një “pezullim nga kryerja e një funksioni” dhe një “ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s apo FIBA-s” për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave.