Filloi takimi Edogan-Putin në Soçi të Rusisë

Fillon takimi i presidentit Erdogan me homologun e tij rus Putin në Soçi të Rusisë, transmeton Agjencia Anadollu. Erdogan para takimit tha se aktualisht vëllimi i tregtisë së jashtme midis Türkiyes dhe Rusisë është 62 miliardë dollarë. “Jemi shumë të lumtur që po ecim drejt objektivit prej 100 miliardësh”. Putin lidhur me takimin me Erdoganin […]

Filloi takimi Edogan-Putin në Soçi të Rusisë
Erdogan dhe Putin në Soçi ( Murat Kula - Anadolu Agency )

Fillon takimi i presidentit Erdogan me homologun e tij rus Putin në Soçi të Rusisë, transmeton Agjencia Anadollu.

Erdogan para takimit tha se aktualisht vëllimi i tregtisë së jashtme midis Türkiyes dhe Rusisë është 62 miliardë dollarë.

“Jemi shumë të lumtur që po ecim drejt objektivit prej 100 miliardësh”.

Putin lidhur me takimin me Erdoganin tha se do të diskutojnë krizën e Ukrainës.

“Nëse do ta aktualizoni marrëveshjen e drithërave, ne jemi të hapur për bisedime në këtë drejtim”, tha Putin.

Ai shtoi se së shpejti do të hedhin hapa të rëndësishëm me Turqinë si në çështjen e gazit, ashtu edhe në fusha të tjera.

Erdogan për korridorin e drithërave deklaroi se mesazhi që do t’i jepet botës pas takimit do të jetë një hap shumë i rëndësishëm veçanërisht drejt vendeve më pak të zhvilluara të Afrikës.