Gashi: Ministri i Financave të ndalojë duke shpifur se LDK nuk po i përkrah marrëveshjet Ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili pati thënë se LDK-ja është kundër marrëveshjeve ndërkombëtare. Gashi gjatë seancës plenare ka thënë se deklarata të tilla janë të pasakta. “Në vazhdimësi kemi pa shpifje dhe të pavërteta nga ministri […]

Gashi: Ministri i Financave të ndalojë duke shpifur se LDK nuk po i përkrah marrëveshjet Ndërkombëtare
gashi:-ministri-i-financave-te-ndaloje-duke-shpifur-se-ldk-nuk-po-i-perkrah-marreveshjet-nderkombetare

gashi:-ministri-i-financave-te-ndaloje-duke-shpifur-se-ldk-nuk-po-i-perkrah-marreveshjet-nderkombetare

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili pati thënë se LDK-ja është kundër marrëveshjeve ndërkombëtare.

Gashi gjatë seancës plenare ka thënë se deklarata të tilla janë të pasakta.

“Në vazhdimësi kemi pa shpifje dhe të pavërteta nga ministri i Financave, i cili deklaron se FB se grupi parlamentar i LDK nuk po i përkrah marrëveshjet ndërkombëtare, e që është e pavërtetë. Ne i kemi përkrah përveç marrëveshjes me OPEC-un, të gjithë marrëveshjet tjera”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu tha se “ mendoj që është e padrejtë, e pasaktë dhe e paduhur dhe nuk i kontribuon ndërtimit të një konsensusi në Kuvend për kalimin e këtyre projektligjeve. Duhet me u ndal mos me rrejt më ministri i Financave për këto çështje”, tha Gashi.