Gazetarja zbulon “bërthamën elektronike” pranë SPAK, hapi telefonin e Ahmetaj

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar “bërthamën elektronike” pranë SPAK që sipas saj ka hapur telefonin “BlackBerry” të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. E ftuar në “Top Story”, Hoxha tha se pranë zyrave të SPAK ndodhet një “bërthamë elektronike” e sjellë nga amerikanët e cila është më e investuara nga SHBA dhe Bashkimi Evropian në fushën e zbërthimit […] The post Gazetarja zbulon “bërthamën elektronike” pranë SPAK, hapi telefonin e Ahmetaj appeared first on Newsbomb Albania.

Gazetarja zbulon “bërthamën elektronike” pranë SPAK, hapi telefonin e Ahmetaj

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar “bërthamën elektronike” pranë SPAK që sipas saj ka hapur telefonin “BlackBerry” të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

E ftuar në “Top Story”, Hoxha tha se pranë zyrave të SPAK ndodhet një “bërthamë elektronike” e sjellë nga amerikanët e cila është më e investuara nga SHBA dhe Bashkimi Evropian në fushën e zbërthimit të pajisjeve elektronike duke përfshirë ato përgjuese.

Sipas gazetares, Shqipëria shpesh herë ka kërkuar ndihmë nga Izraeli për të zbërthyer pajisje përgjuese. Pavarësisht se është shumë e vështirë për të zbërthyer një telefon “BlackBerry”, Hoxha tha se agjentët e BKH janë të trajnuar sipas parametrave.

“Pranë SPAK është instaluar një bërthamë elektronike e sjellë nga amerikanët. Diskutimi është si si është e mundur të zbërthehet një telefon ‘BlackBerry’ pasi është shumë e vështirë. Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Izraelitët për të zbërthyer pajisje përgjuese.

Disa nga keto pajise janë dërguar për akte ekspertize  pranë kësaj bërthame elektronike e cila është një nga më të investuarat nga Amerika dhe Bashkimi Evropian. Agjentët e BKH janë trajnuar mirë,kanë udhëtuar në Virxhinia dhe janë trajnuar sipas parametrave”, shpjegoi Hoxha.

The post Gazetarja zbulon “bërthamën elektronike” pranë SPAK, hapi telefonin e Ahmetaj appeared first on Newsbomb Albania.