PE miraton amendamentin grek për lirimin e Fredi Belerit

Është miratuar nga Parlamenti Europian këtë të mërkurë, amendamenti grek për lirimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili është në burg që prej 12 majit pasi akuzohet për blerje votash. Amendamenti për lirimin e Fredi Belerit u miratua nga Parlamenti Evropian me 290 vota . Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të […] The post PE miraton amendamentin grek për lirimin e Fredi Belerit appeared first on Newsbomb Albania.

PE miraton amendamentin grek për lirimin e Fredi Belerit

Është miratuar nga Parlamenti Europian këtë të mërkurë, amendamenti grek për lirimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili është në burg që prej 12 majit pasi akuzohet për blerje votash. Amendamenti për lirimin e Fredi Belerit u miratua nga Parlamenti Evropian me 290 vota .

Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Heimarrës, Freddy Beleris” dhe për “mbrojtjen e aseteve të pakicës kombëtare greke”, është paraqitur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në Raportin mbi Procesin e Anëtarësimit  të Shqipërisë në BE dhe u votua sot.

“Parlamenti Europian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve lokale të majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengoi kryetarin e zgjedhur të merrte detyrën, pasi ai mbetet i burgosur.

Nënvizohet se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë dhe akuzat për cenim nga shteti në arsyetimin e vendimit për miratimin e ndryshimeve”, thuhej në amendamentin e eurodeputetëve grekë në PE.

Amendamenti u mbështet nga qëndrimet e deputetëve grekë nga të gjitha partitë, shkruajnë mediet greke.

Gjithashtu, në seancën plenare, relatorja e raportit nga Parlamenti Evropian, eurodeputetja nga Portugalia, Isabel Santos tha se rasti i Fredi Belerit po ndiqen nga organet gjyqësore të Shqipërisë dhe duhet të respektojmë vendimet e gjykatave. Ajo tha se do t’i monitorojë personalizht zhvillimet e çështjes Beleri.

“Dëshiroj të përsëris shqetësimet e shprehura nga disa kolegë nga karriget e ndryshme në lidhje me kryebashkiakun Beleri. Është një rast që po ndiqet nga organet gjyqësore të Shqipërisë dhe ne, me respektimin më të rreptë të ndarjes së pushteteve, duhet të respektojmë ato që janë vendimet e gjykatave.

Megjithatë, këtu i lë garancinë time personale të gjithë kolegëve nga të gjitha grupet parlamentare se personalisht do të monitoroj zhvillimin e këtij rasti dhe do të siguroj që parimet e shtetit ligjor të respektohen me përpikëri”, deklaroi ajo.

Fredi  Beleri qëndron pas hekurave me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, pasi u kap në flagrancë duke paguar 400 mijë lekë të vjetra për të blerë 8 vota, një ditë para zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

The post PE miraton amendamentin grek për lirimin e Fredi Belerit appeared first on Newsbomb Albania.