Gërvalla po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, në të cilin janë mbledhur liderë nga e gjithë bota. “Forumi po trajton temën e mbrojtjes së planetit dhe njerëzve, ndaljen e kërcënimeve dhe luftërave, garantimin e besimit dhe sigurisë […]

Gërvalla po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
gervalla-po-merr-pjese-ne-forumin-e-paqes-ne-paris

gervalla-po-merr-pjese-ne-forumin-e-paqes-ne-paris

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, në të cilin janë mbledhur liderë nga e gjithë bota.

“Forumi po trajton temën e mbrojtjes së planetit dhe njerëzve, ndaljen e kërcënimeve dhe luftërave, garantimin e besimit dhe sigurisë në botën digjitale, adresimin e pabarazisë, ndryshimet klimatike, biodiversitetin, pandemitë e ndryshme dhe ndërtimin e paqes dhe i një bote më të sigurtë për të gjithë”, thuhet në komunikatën MPJD-së

Sipas komunikatës së MPJD-së Gërvalla është duke shfrytëzuar këtë pjesëmarrje për tu takuar me personalitete të ndryshme të botës.

“Në margjinat e këtij Forumi dyditor, Ministrja Gërvalla mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Kryetarja e Komunës së Parisit, duke shfrytëzuar mundësinë e takimeve me personalitete të ndryshme të botës”, thuhet në Komunikatën MPJD-së.