Grenell: Gjermania në anën e gabuar të historisë, po e mbështet Kurtin

Ish-i dërguari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka deklaruar se Gjermania është në anën e gabuar të historisë dhe se mbështet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili siç ai deklaroi hodhi poshtë çdo ide të propozuar nga Perëndimi, transmeton FrontOnline. Grenell në rrjetin […]

Grenell: Gjermania në anën e gabuar të historisë, po e mbështet Kurtin
grenell:-gjermania-ne-anen-e-gabuar-te-historise,-po-e-mbeshtet-kurtin

grenell:-gjermania-ne-anen-e-gabuar-te-historise,-po-e-mbeshtet-kurtin

Ish-i dërguari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka deklaruar se Gjermania është në anën e gabuar të historisë dhe se mbështet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili siç ai deklaroi hodhi poshtë çdo ide të propozuar nga Perëndimi, transmeton FrontOnline.

Grenell në rrjetin social “X” i është përgjigjur njoftimit të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rhode, për vizitën e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë, dhe ka thënë se Kurtin e kanë dënuar të gjitha vendet e botës përveç Gjermanisë.

“Fatkeqësisht, qeveria gjermane nuk pranoi zgjidhjet për të cilat u pajtuan Thaçi dhe Vuçiq. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë, duke mbështetur fashistin Kurtin. Të gjitha vendet në mbarë botën e dënuan Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë. “Republikanët dhe Demokratët rrallë pajtohen, por pajtohen se Kurti është problem”, ka shkruar Grenell./FrontOnline/