Grubi thotë se një zyrtar i lartë amerikan i është ankuar për “sentimentin anti-amerikan” të popullit shqiptar të Kosovës

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se një zyrtar amerikan në takim bilateral i është ankuar për siç tha ai “sentimentin anti-amerikan” të popullit shqiptar të Kosovës. Sipas tij, ka qenë e tmerrshme ta marrin një ankesë të tillë. “Nuk e kam besuar dhe me zemër të thyer për herë të parë […]

Grubi thotë se një zyrtar i lartë amerikan i është ankuar për “sentimentin anti-amerikan” të popullit shqiptar të Kosovës
grubi-thote-se-nje-zyrtar-i-larte-amerikan-i-eshte-ankuar-per-“sentimentin-anti-amerikan”-te-popullit-shqiptar-te-kosoves

grubi-thote-se-nje-zyrtar-i-larte-amerikan-i-eshte-ankuar-per-“sentimentin-anti-amerikan”-te-popullit-shqiptar-te-kosoves

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se një zyrtar amerikan në takim bilateral i është ankuar për siç tha ai “sentimentin anti-amerikan” të popullit shqiptar të Kosovës.

Sipas tij, ka qenë e tmerrshme ta marrin një ankesë të tillë.

“Nuk e kam besuar dhe me zemër të thyer për herë të parë e them në opinion që një zyrtar i lartë amerikan më ankohet për sentimentin anti-amerikan të popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administratës amerikane. Kjo në takim bilateral dhe është për të ardhur keq. Më ka thënë mua dhe Ali Ahmetit”, ka thënë Grubi.

Opozita në Kosovë e kritikon kryeministrin Albin Kurti për qasje të gabuar ndaj SHBA-ve.

Por Kurti vazhdimisht ka theksuar se Kosova dhe SHBA-ja kanë raporte stabile. /Gazeta Express