Halil Thaçi: VV pati të drejtë kur gjuante me ve, nuk barazohen ato situata me grushtat e PDK-së për një bisedë

Debati parlamentar i së enjtes të kaluar është përshkallëzuar në konfrontim fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës. Deputeti i VV-së, Halil Thaçi – fajin për atë që ndodhi – ia lë opozitës. “Shiko kur humbin faktet dhe argumentet, pastaj vjen në pyetje edhe dhuna […]

Halil Thaçi: VV pati të drejtë kur gjuante me ve, nuk barazohen ato situata me grushtat e PDK-së për një bisedë
halil-thaci:-vv-pati-te-drejte-kur-gjuante-me-ve,-nuk-barazohen-ato-situata-me-grushtat-e-pdk-se-per-nje-bisede

halil-thaci:-vv-pati-te-drejte-kur-gjuante-me-ve,-nuk-barazohen-ato-situata-me-grushtat-e-pdk-se-per-nje-bisede


Debati parlamentar i së enjtes të kaluar është përshkallëzuar në konfrontim fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi – fajin për atë që ndodhi – ia lë opozitës.

“Shiko kur humbin faktet dhe argumentet, pastaj vjen në pyetje edhe dhuna siç e bën partitë opozitare. Është e vërtetë që edhe VV ka bërë protesta të ndryshme brenda e jashtë Kuvendit. Por asnjëherë nuk është cenuar siguria e dikujt. Nuk është sulmuar askush siç ndodhi atë ditë. Disa deputetë e sulmuan kryeministrin me ujë dhe pastaj zv/kryeministrin me shishe qelqi”.

Ky arsyeton veprimet e ngjashme të VV-së në të kaluarën, përderisa i kritikon ato të opozitës.

“Kur ndalemi se pse është gjuajtur me vezë Isa, ka qene nënshkrimi i Zajednicës. Dhe nëse ju me thoni që Zajednica është e barabartë me një bisede të inskenuar nga një deputet nga radhët e një komuniteti të caktuar me shefin e grupit parlamentar të VV-së. Ka pasë vezë e gaz, por kauzat kanë qenë te mëdha,  nuk barazohet hedhja e vezëve për Zajdenicën dhe grushtat e PDK-së për një bisedë. VV ka pasë të drejtë sepse ka qenë në pyetje territori i Kosovës”.