Haradinaj në Suharekë: Sportistët dëshmuan se janë ambasadorët tanë më të mirë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sportistët kanë dëshmuar se janë ambasadorët tanë më të mirë. Haradinaj ka parë nga afër ndeshjen futbollistike mes FC Ballkani dhe FC Suhareka. “Sot, bashkë me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ishim bashkë në ndeshjen futbollistike mes FC Ballkani dhe […]

Haradinaj në Suharekë: Sportistët dëshmuan se janë ambasadorët tanë më të mirë
haradinaj-ne-suhareke:-sportistet-deshmuan-se-jane-ambasadoret-tane-me-te-mire

haradinaj-ne-suhareke:-sportistet-deshmuan-se-jane-ambasadoret-tane-me-te-mire

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sportistët kanë dëshmuar se janë ambasadorët tanë më të mirë.

Haradinaj ka parë nga afër ndeshjen futbollistike mes FC Ballkani dhe FC Suhareka.

“Sot, bashkë me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ishim bashkë në ndeshjen futbollistike mes FC Ballkani dhe FC Suhareka. Udhëheqësit e dy klubeve dhe trajnerët, i përgëzoj për punën e palodhur”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Suhareka, “qyteti i kampionëve”, ndjehet krenar me sukseset e FC Ballkanit brenda e jashtë vendit. Nuk ka shumë kohë që këtij qyteti i është shtuar edhe ekipi i dytë, FC Suhareka, ekip i cili me hapa të shpejtë po ngritet në nivelet e larta të futbollit kosovar.

Sot, bashkë me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ishim bashkë në ndeshjen futbollistike mes FC Ballkani dhe FC Suhareka. Udhëheqësit e dy klubeve dhe trajnerët, i përgëzoj për punën e palodhur.

Ambasadorët tonë më të mirë dëshmuan të jenë sportistët. Është obligim i ynë t’ua ofrojmë kushtet më të mira.