Haxhiu: Institucionet s’po i marrin parasysh të gjeturat e organizatave për dhunën në familje

Dhuna në familje është vazhdimisht në rritje në Kosovë, e për parandalimin e saj, mes tjerash, duhet një angazhim më i madh institucional. Kështu u tha gjatë prezantimit të raportit “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje” nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) dhe Zyra e UN Women në Kosovë. Ministrja […]

Haxhiu: Institucionet s’po i marrin parasysh të gjeturat e organizatave për dhunën në familje
haxhiu:-institucionet-s’po-i-marrin-parasysh-te-gjeturat-e-organizatave-per-dhunen-ne-familje

haxhiu:-institucionet-s’po-i-marrin-parasysh-te-gjeturat-e-organizatave-per-dhunen-ne-familje

Dhuna në familje është vazhdimisht në rritje në Kosovë, e për parandalimin e saj, mes tjerash, duhet një angazhim më i madh institucional. Kështu u tha gjatë prezantimit të raportit “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje” nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) dhe Zyra e UN Women në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se e ka mirëpritur këtë raport, të parin e këtij lloji në vend, si një mundësi të mirë për t’i monitoruar institucionet. Mirëpo, sipas saj, institucionet e Kosovës nuk i marrin parasysh raportet e dala nga organizatat që monitorojnë punën e tyre.

Si sfidë, për ministren është bashkëpunimi institucional, sidomos me Policinë dhe Prokurorinë, dhe dënimet e ulëta për kryerësit e kësaj vepre.

“Si ministre e Drejtësisë e mirëpres raportin, si të parin e këtij lloji në vend, nuk ka pasur ndonjëherë një raport të tillë, për rastet e dhunës. Është mundësi e mirë për t’i monitoruar institucionet, për të ndarë sfidat së bashku për rastet e dhunës në familje”.

Haxhiu tha se MD-ja ka bashkëpunuar ngushtë me ZKA-në për këtë raport.

“Gjatë kësaj faze të auditimit MD-ja ka bashkëpunuar ngushtë me ZKA-në, ne kemi pranuar draftin e parë, kemi dërguar komentet tona. Institucionet e Kosovës nuk është që i marrin parasysh raportet e organizatave që monitorojnë punën e institucionet”, raporton eo.

Ajo shtoi se janë ndarë 1 milion euro për strehimoret e dhunës në familje, e se kjo shifër do të rritet nga viti në vit.

“Gjykatat kanë probleme serioze në përgjegjshmërinë në zbatimin e memorandumit. Për herë të parë janë ndarë 1 milion euro për strehimoret e dhunës në familje, kjo shifër do të rritet nga viti në vit, besoj që do të rritet në vitin e ardhshëm”.

“Ende kemi shumë sfida, kërkoj bashkëpunimin institucional, sidomos me Policinë dhe Prokurorinë, problemin e kemi me dënimet, ende nuk kemi asnjë dënim, dënimi për rastet e dhunës në familje është 3 vjet, por ende nuk kemi asnjë dënim maksimal për rastet e dhunës në familje”.

Vlora Nushi, drejtoresha e UN Women në Kosovë, tha se synimi i zyrës që ajo drejton është që ta bëjnë Kosovën pjesë të rajonit e se është momenti kritik për t’u zbatuar rekomandimet e raporteve të tilla.

“Synimi ynë është që Kosovën përmes projekteve ta bëjmë pjesë të rajonit, për të mësuar dhe shkëmbyer informata”.

“Është momenti kritik që të gjithë së bashku të ndërmarrim masa dhe t’i zbatojmë këto rekomandime”, u shpreh Nushi.

Vlora Spanca, Auditore e Përgithshme, tha se ZKA-ja e sheh si detyrë krijimin e organizmave që e luftojnë dhunën në familje. Mirëpo, edhe pse janë ndërmarrë disa hapa, ajo tha se rezultatet tregojnë që angazhimi institucional nuk është i kënaqshëm.

“Dhuna në familje nuk njeh kufi, është detyrë e jona të krijojnë organizma për ta ndihmuar atë. Veprimi në interes të qytetarëve është prioritet i ZKA-së”.

“Problemi i dhunës në familje ka qenë një diskutim i gjerë i kohëve të fundit, ishte një nga raportet edhe për progresin e Kosovës në kohët e fundit. Numri i viktimave është në rritje të vazhdueshme”.

“Rezultatet tona tregojnë që edhe pse institucionet kanë marrë një serë reagimesh ende nuk është e kënaqshme, kërkohet më shumë angazhim institucional”.

“Shpesh mbrojtësit e viktimave angazhohen në minutat e fundit, ka raste që janë bartur nga viti në vit, dhe zgjat 1 vit e më shumë, mungojnë edhe programet për trajtimin e kryesit të veprës”.

“Për përmirësimin e këtyre kërkohet një angazhim më i madh institucional. Nuk është vetëm detyrë, është përgjegjësi morale e gjithsecilit prej nesh”.

Ndërsa Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se të të gjeturat e raportit janë në përputhje me gjetjet që institucioni i Avokatit të Popullit i ka dhënë që disa vite.

Ai ka treguar procedurat e shqyrtimit të rasteve të dhunës në familje, ndërsa ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria që ta rregullojnë legjislacionin për këto raste.

“Në tërësi, të gjeturat janë në përputhje me gjetjet që institucioni i Avokatit të Popullit i ka dhënë në vite. Ajo që është për t’u theksuar është se duhet t’i marrim të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Në çdo rast ku cenohet jeta e një qytetari, prej Avokatit të Popullit fillimisht vlerësohet se a kanë qenë të njoftuara autoritetet, a ka pas reagim në kohë, masat që i kanë ndërmarrë dhe a janë të duhurat”.

Rritjen e rasteve të dhunës, Qelaj e sheh si rezultat të rritjes së raportimit të rasteve. Sipas tij, kjo e shton edhe më shumë nevojën për masa urgjente, raporton EO.

“Përkundër angazhimit, rastet e dhunës janë rritur, kjo mund të merret edhe si rezultat i raportimit të rasteve, dhuna është prezente dhe kjo e shton nevojën që masat që duhet të merren janë urgjente dhe në duhet të reagojmë”.

“Deri më sot përveç strategjisë kombëtare për mbrojtën e viktimave nga dhuna në familje, nuk është marrë asnjë veprim tjetër. Akoma është në proces ligji për viktimat e dhunës në familje. Në këtë rast Ministria e Drejtësisë duhet të jetë me e fuqishme, nuk janë të rregulluara me ligj, është detyrë e qeverisë e kuvendit. Duhet në mënyrë urgjente të krijojnë ligje për këtë pjesë”.

“Roli i avokatit është i shumëfishtë, puna e parë është parandalimi i dhunës në familje dhe marrja e vendimeve konkrete, kemi dhënë rekomandime për vendimet konkrete që duhet te merren në ministri dhe dikaster”.

“Rekomandimet tona ndaj autoriteteve nuk kanë gjetur zbatim, mungesa e koordimit mundet me u kthy në dështimin e autoriteteve për mbrojtjen e dhunës në familje”.

“Ne kemi reagu fuqishëm edhe në ndryshimet ligjore, ligjin për financimin e pushtetit lokal është që 8 vite si draft, që lidhet me fuqizimin e buxhetit lokal, që lidhet me përkrahjen e viktimave të dhunës në familje. Të gjitha autoritetet të caktuara nga Konventa e Stambollit duhet të reagojnë me efikasitet”.