Haxhiu për deklaratën e Ramës: Po mban të njëjtin qendrim si Vuçiç

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në veri të Kosovës. Një organizatë terroriste serbe sulmoi policinë re kosovës e për pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Pas kësaj ngjarje reagimet kanë qenë të shumta, ndër ta ishte edhe kryeministri Rama i cili u shpreh se “KFOR […]

Haxhiu për deklaratën e Ramës: Po mban të njëjtin qendrim si Vuçiç
haxhiu-per-deklaraten-e-rames:-po-mban-te-njejtin-qendrim-si-vucic

haxhiu-per-deklaraten-e-rames:-po-mban-te-njejtin-qendrim-si-vucic

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në veri të Kosovës.

Një organizatë terroriste serbe sulmoi policinë re kosovës e për pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Pas kësaj ngjarje reagimet kanë qenë të shumta, ndër ta ishte edhe kryeministri Rama i cili u shpreh se “KFOR se duhet të marrë në dorë situatën në veri të Kosovës”.

 

Ministrja Haxhiu në një intervistë për Euronews Albania tha se nuk mund të binte dakord me këtë deklaratë të kryeministrit pasi policia e Kosovës ka dëshmuar se ka kapacitet të plote operacional dhe bashkëpunon më së miri me KFOR-in dhe EULEX-in. Gjithashtu ajo shtoi se qendrimi i kryeministrit të Shqipërisë është I njëjtë edhe me kërkesën e presidentit Serb.

“Si ka mundësi që kryeministri Rama të mbajë një qendrim që është kërkesë edhe e presidentit serb Vuçiç. Ne besoj e kemi dëshmuar, policia e republikës së Kosovës e ka dëshmuar kapacitetin e saj të plotë operacional dhe bashkëpunimin me forcat e tjera si KFOR dhe EULEX me të njëjtin qëllim për të mbrojtur republikën e Kosovës.

Sigurisht që republika e Kosovës sidomos pas sulmit terrorist mbi vendin tonë të dielën, ka nevojë për bashkëpunimmë të madh ndërkombëtar për ruajtjen dhe mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë. Kjo sepse terreni malor e bën më sfiduese situatën veçanërisht në pjesën malore, pra në kufirin me serbinë. Ndaj kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh edhe me KFOR-in edhe me EULEX-in, për të mbrojtur territorin e Kosovës”, tha Albulena Haxhiu.