Haxhiu takohet me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, u diskutua për luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, me të cilin, kanë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët në fushën e drejtësisë. “Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë, në drejtim të luftimit të kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe […]

Haxhiu takohet me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, u diskutua për luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit
haxhiu-takohet-me-kryeprokurorin-e-prokurorise-themelore-ne-prizren,-u-diskutua-per luftimin-e-kriminalitetit-dhe-korrupsionit

haxhiu-takohet-me-kryeprokurorin-e-prokurorise-themelore-ne-prizren,-u-diskutua-per luftimin-e-kriminalitetit-dhe-korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, me të cilin, kanë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët në fushën e drejtësisë.

“Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë, në drejtim të luftimit të kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe është diskutuar për rastet e dhunës në familje dhe Ligjin për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

Ministrja Haxhiu është njoftuar për punët, sfidat dhe synimet e Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe po ashtu, është diskutuar për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të ri të Prokurorisë.

Në fund të takimit ministrja Haxhiu dhe kryeprokurori Shala janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi.