Haxhiu thotë se sfida e saj më e madhe si ministre ka qenë jetësimi i Reformës në Drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sfida e saj më e madhe si drejtuese e këtij dikasteri, ka qenë jetësimi i Reformës në Drejtësi. “Në njërën anë kemi pasur mbështetje të madhe nga qytetarët e Kosovës. Ata kanë nevojë për drejtësi dhe kanë treguar se sa shumë e duan atë, sa shumë duan […]

Haxhiu thotë se sfida e saj më e madhe si ministre ka qenë jetësimi i Reformës në Drejtësi
haxhiu-thote-se-sfida-e-saj-me-e-madhe-si-ministre-ka-qene-jetesimi-i-reformes-ne-drejtesi

haxhiu-thote-se-sfida-e-saj-me-e-madhe-si-ministre-ka-qene-jetesimi-i-reformes-ne-drejtesi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sfida e saj më e madhe si drejtuese e këtij dikasteri, ka qenë jetësimi i Reformës në Drejtësi.

“Në njërën anë kemi pasur mbështetje të madhe nga qytetarët e Kosovës. Ata kanë nevojë për drejtësi dhe kanë treguar se sa shumë e duan atë, sa shumë duan që Kosova të jetë shtet i së drejtës”, tha ajo.

Tutje, Haxhiu tha ndonëse me vullnet të hekurtë për të vazhduar zotimet e tyre, kanë pasur pengesa gjatë rrugës.

“Kemi pasur vullnetin tonë të hekurtë për të vazhduar zotimet që kemi dhënë para qytetarëve por në anën tjetër jemi përballur me pengesa të vazhdueshme nga Institucionet e Drejtësisë sepse siç jeni në dijeni, që edhe përkundër që kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për Vetingun në sistemin e drejtësisë, ende Institucionet e Drejtësisë konsiderojnë që Kosova nuk ka nevojë për Veting që verifikon integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha më tej Ministrja.