Hoti: Regjistrim i popullsisë s’do bëhet sivjet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se regjistrimi i popullsisë po dështon të realizohet sivjet. Sipas Hotit, këtë e kanë bërë të qartë drejtuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. “Fatkeqësisht, regjistrimi popullsisë po dështon të realizohet sivjet. Drejtuesit e Agjencisë së Statistikave e bën të qartë këtë sot në raportimin në Komisionin për […]

Hoti: Regjistrim i popullsisë s’do bëhet sivjet
hoti:-regjistrim-i-popullsise-s’do-behet-sivjet

hoti:-regjistrim-i-popullsise-s’do-behet-sivjet


Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se regjistrimi i popullsisë po dështon të realizohet sivjet.

Sipas Hotit, këtë e kanë bërë të qartë drejtuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

“Fatkeqësisht, regjistrimi popullsisë po dështon të realizohet sivjet. Drejtuesit e Agjencisë së Statistikave e bën të qartë këtë sot në raportimin në Komisionin për Buxhet. Detajet do t’i bëj të ditura në ndërkohë”, shkroi ai.

Kujtojmë se regjistrimi i popullsisë është paraparë të nisë në nëntor të këtij viti, pas shtyrjes për dy muaj.