Inspektorët e Gjilanit ndëshkojnë qytetarin pasi hodhi mbeturina në hapësirë publike

Drejtoria për Inspekcion në Gjilan ka identifikuar një qytetar duke hedhur mbeturina në hapësirë publike. Drejtoresha e këtij dikasteri, Entela Hyseni, ka thënë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku inspektorët e ambientit kanë ndëshkuar qytetarin i cili ka hedhur mbeturinat aty. Ajo paralajmëroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj […]

Inspektorët e Gjilanit ndëshkojnë qytetarin pasi hodhi mbeturina në hapësirë publike
inspektoret-e-gjilanit-ndeshkojne-qytetarin-pasi-hodhi-mbeturina-ne-hapesire-publike

inspektoret-e-gjilanit-ndeshkojne-qytetarin-pasi-hodhi-mbeturina-ne-hapesire-publike

Drejtoria për Inspekcion në Gjilan ka identifikuar një qytetar duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.

Drejtoresha e këtij dikasteri, Entela Hyseni, ka thënë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku inspektorët e ambientit kanë ndëshkuar qytetarin i cili ka hedhur mbeturinat aty.

Ajo paralajmëroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjithë personave të pandërgjegjshëm në rastet si ky.

“Inspektimet do të jenë të vazhdueshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në mënyrë që të identifikojmë secilin qytetar të pandërgjegjshëm dhe të merren masa ndëshkuese në përputhje me ligjet në fuqi”, është shprehur Hyseni.