Interpoli në një operacion kundër mashtrimeve në internet në Afrikë sekuestroi mbi 2 milionë euro

Në një operacion të Interpolit kundër krimit të organizuar me bazë në Afrikën Perëndimore, i specializuar për mashtrime në internet rezultoi në sekuestrimin ose ngrirjen e 2,15 milionë eurove dhe arrestimin e më shumë se 100 personave në vende të ndryshme, njoftoi organizata, transmeton Anadolu. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale në operacionet e kryera midis […]

Interpoli në një operacion kundër mashtrimeve në internet në Afrikë sekuestroi mbi 2 milionë euro
Interpol. Foto: Gwengoat në Canva

Në një operacion të Interpolit kundër krimit të organizuar me bazë në Afrikën Perëndimore, i specializuar për mashtrime në internet rezultoi në sekuestrimin ose ngrirjen e 2,15 milionë eurove dhe arrestimin e më shumë se 100 personave në vende të ndryshme, njoftoi organizata, transmeton Anadolu.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale në operacionet e kryera midis 15 dhe 29 majit ngriu disa llogari bankare, arrestoi disa të dyshuar, si dhe filluan hetime financiare në mbarë botën.

Hetimet me emrin e koduar “Operacioni Çakalli”, që kishte në objektiv grupet e krimit të organizuar në Afrikën Perëndimore si Sëpata e Zezë, “rezultoi në identifikimin e më shumë se 1.100 të dyshuarve, 103 arrestime dhe bllokimin e më shumë se 200 llogarive bankare të lidhura me të ardhurat e paligjshme të krimit financiar në internet”, thuhet në deklaratën e Interpolit.

Në operacion morën pjesë forcat policore, njësitë e krimit financiar dhe agjencitë e krimit kibernetik nga 21 vende anembanë botës, duke çuar në arrestimin e disa “krerëve, rrjetet e krimit të të cilëve konsiderohen si një kërcënim serioz i sigurisë globale”.

“Kjo dërgon një mesazh të fortë për rrjetet e krimit të Afrikës Perëndimore se pavarësisht se ku fshihen në hapësirën kibernetike, INTERPOL do t’i ndjekë ato në çdo hap. Aktivitetet e paligjshme të Black Axe dhe grupet e ngjashme të krimit do të mbeten prioritet për INTERPOL-in”, deklaroi Isaac Kehinde Oginni, drejtor i Qendrës së Interpolit për Krimin Financiar dhe Kundër Korrupsionit.