Ish-zv/guvernatori Gashi: Çështja e dinarit s’është dashur të bëhet pjesë e dialogut

Ish-zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi ka deklaruar se çështja e dinarit nuk është dashtë të bëhet pjesë e dialogut. Ai, thotë se ky është gabim i rëndë i Qeverisë, derisa shton se dinari është hjek nga përdorimi që nga viti 2002. “Së pari nuk ish dashtë të vihet deri te çështja e […]

Ish-zv/guvernatori Gashi: Çështja e dinarit s’është dashur të bëhet pjesë e dialogut
ish-zv/guvernatori-gashi:-ceshtja-e-dinarit-s’eshte-dashur-te-behet-pjese-e-dialogut

ish-zv/guvernatori-gashi:-ceshtja-e-dinarit-s’eshte-dashur-te-behet-pjese-e-dialogut


Ish-zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi ka deklaruar se çështja e dinarit nuk është dashtë të bëhet pjesë e dialogut.

Ai, thotë se ky është gabim i rëndë i Qeverisë, derisa shton se dinari është hjek nga përdorimi që nga viti 2002.

“Së pari nuk ish dashtë të vihet deri te çështja e dialogimit. Këto janë gabime të rënda të cilat i ka bë Qeveria me deklarime të panevojshme me pompozit se po hiqet dinari, kur dinari është hjek në 2002 dhe askush nuk ka reaguar dhe as nuk ka fol. Këta, janë dal me asi deklarata kanë bërë panik tek popullata e veriut dhe tek të tjerët dhe këto kanë sjellë që të vihet në dialog një çështje e cila u mbyll në vitin 1999 dhe sidomos në vitin 2002. Janë çështje që na kthejnë mbrapa, pra është një çështje për të cilën nuk duhet të dialogohet askund, mirëpo kur lyp taksirat atëherë të vjen sherri të dera”, është shprehur Gashi.

Ish-zv.guvernatori Gashi, po thotë se diskutimi për dinarin në Bruksel është rrezik i madh.

“Dalja me deklaratë se prej 1 shkurti nuk ka më dinar ky është gabim i rëndë dhe tash të diskutohet në Bruksel është rrezik i madh. Unë nuk e di se çka do të diskutojnë kur ligjet e Kosovës janë paraparë për çështje të brendshme, rregullimit të brendshëm me qu veten në Bruksel për mua është një gjë e paparashikueshme për diçka që nuk ka nevojë me shku atje”, ka shtuar ai.

Por, se çka pret nga takimi Gashi, thotë se mbetet të shihet.

“Tash se çka del prej atij takimi, nuk besoj që del diçka mirë, nuk ma merr mendja, por të presim dhe të shohim. Me shku në Këshill të Sigurimit për dinarin, me shku në Bruksel për dinarin është anomali në këtë kohë pas 20 vjetëve ku temat duhet me qenë të mbyllura nuk mundem me i kuptu”, ka thënë Gashi.