“Jam t’u u ni tepër keq”- Deklarohet Veton Berisha pas arrestimit të babait si i dyshuar për dhunim

Shaban Berisha është një nga dy emrat e personave të arrestuar sot për rastin e dhunimit të një 22-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore. Mësohet se Shaban Berisha është babai ish-deputetit egjiptas Veton Berisha. Po ashtu sipas burimeve i arrestuari i dytë është Ismet Gogaj. Lidhur me arrestimin e babai të tij, ka folur […]

“Jam t’u u ni tepër keq”- Deklarohet Veton Berisha pas arrestimit të babait si i dyshuar për dhunim
“jam-t’u-u-ni-teper-keq”-deklarohet-veton-berisha-pas-arrestimit-te-babait-si-i-dyshuar-per-dhunim

“jam-t’u-u-ni-teper-keq”-deklarohet-veton-berisha-pas-arrestimit-te-babait-si-i-dyshuar-per-dhunim

Shaban Berisha është një nga dy emrat e personave të arrestuar sot për rastin e dhunimit të një 22-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore.

Mësohet se Shaban Berisha është babai ish-deputetit egjiptas Veton Berisha.

Po ashtu sipas burimeve i arrestuari i dytë është Ismet Gogaj.

Lidhur me arrestimin e babai të tij, ka folur edhe vetë ish-deputeti Berisha, i cili tha se nuk ka ende informacione se çfarë ka ndodhur dhe s’ka pasur kontakt me babanë e tij sot.

“Jam duke ardhë rrugës, për qatë rastin që po flitet. Nuk kam qasje kontakt te baba hala, jam rrugës t’u shku. Nuk e di. Jam t’u shku, edhe pa shku me vërtetu nuk e di. Ju betohem që asnjë informacion nuk e kam. Kam qenë në Zvicër në udhëtim zyrtar, parmbrëmë jam kthy, mbrëmë kam fol me to [babanë], ka qenë gjithçka në rregull. Jam t’u u ni tepër keq, iu lus për mirëkuptim se nuk e di çka ka ndodhë”, tha Berisha për Sinjalin.

Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë me probleme mendore dyshohet se u dhunua dje në Pejë. Për këtë, janë arrestuar dy persona.