Rasti i Liridona Ademajt i jepet një prokuroreje serbe, pse nuk iu dha një prokurori shqiptar?

Avokati Arbër Jashari ka thënë se lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, rasti i është dhënë prokurores serbe, Javorka Perlinçeviç, e që siç tha ai kjo ka ndodhur si pasojë e shortit. Avokati Jashari tha se nuk dyshon në aftësitë profesionale të prokurores, por fakti që ajo nuk flet shqip, mund ta vështirësojë seancën pavarësisht […]

Rasti i Liridona Ademajt i jepet një prokuroreje serbe, pse nuk iu dha një prokurori shqiptar?

Avokati Arbër Jashari ka thënë se lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, rasti i është dhënë prokurores serbe, Javorka Perlinçeviç, e që siç tha ai kjo ka ndodhur si pasojë e shortit.

Avokati Jashari tha se nuk dyshon në aftësitë profesionale të prokurores, por fakti që ajo nuk flet shqip, mund ta vështirësojë seancën pavarësisht se ajo do jetë gjithnjë e shoqëruar nga një përkthyes.

“Në parim është sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëvce. Duke qenë se në Kosovë më parë ka pasur shumë parregullsi në ndarjen e lëndëve, ndërsa tani ndahen përmes sistemit elektronik. Në momentin që regjistrohet, lënda i kalon prokurorit, pas një lloj shorti. Në këtë rast prokurorja serbe është prokurorja e rregullt e çështjes së Liridonës”, tha avokati inë emisionin “Good Morning Albanians”

“Sa i përket anës profesionale, më kanë thënë se është prokurore e zonja dhe e zgjuar, ajo është për departamentin e krimeve të rënda dhe ka përgatitje profesionale”.

Avokati Jashari ka thënë se prokurorja serbe kupton shumë mirë shqip por që nuk e flet dot rrjedhshëm dhe se vendimet ajo duhet t’i marrë me ndihmë të përkthyesve.

“Sa i përket a flet shqip, kam kuptuar që ajo kupton shqip mirë, por nuk flet shqip rrjedhshëm dhe gjithë vendimet duhet t’i marrë me ndihmë të përkthyesve, kjo e vështirëson çështjen, gjithashtu kur të ketë debate gjyqësore, e gjithë procedura do të zhvillohet në shqip, e ajo do jetë i vetmi person që nuk do kuptojë, pasi jo gjithçka thuhet nga përkthyesi e transmetohet në mënyrë besnike.

Në mendimin tim do duhej të gjendeshin modalitete që të gjendej një prokuror që fliste shqip”, tha avokati Arbër Jashari.