Janë arrestuar dhe dënuar dy shtetas të RMV-së për futjen e dokumenteve blanko të falsifikuara në Greqi

Policia greke në pikën kufitare Dojran ka gjetur 599 dokumente bosh të falsifikuara te dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Personat janë arrestuar, ndërsa më pas edhe janë dënuar me burgim, raporton MIA. Dy personat, siç bëhet me dije nga policia greke, u arrestuan pasi u kontrolluan në hyrjen në Greqi. Gjatë kontrollit, në astarin […]

Janë arrestuar dhe dënuar dy shtetas të RMV-së për futjen e dokumenteve blanko të falsifikuara në Greqi
Patentë shoferi dhe pasaportë

Policia greke në pikën kufitare Dojran ka gjetur 599 dokumente bosh të falsifikuara te dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Personat janë arrestuar, ndërsa më pas edhe janë dënuar me burgim, raporton MIA.

Dy personat, siç bëhet me dije nga policia greke, u arrestuan pasi u kontrolluan në hyrjen në Greqi. Gjatë kontrollit, në astarin e xhaketës së njërit prej personave u gjetën të fshehura 440 dokumente bosh si letërnjoftime, leje drejtimi dhe leje qëndrimi nga vende të ndryshme të Evropës.

Pas gjetjes së dokumenteve, ato janë konfiskuar.

Më pas, gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh janë gjetur edhe 159 dokumente të tjera bosh, të cilat po ashtu janë konfiskuar.

Dy të arrestuarit, siç raporton MIA duke iu referuar agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, nga Gjykata Penale në Kukous janë shpallur fajtorë për falsifikim dhe komplot për përfitime ekonomike dhe janë dënuar me pesë vjet burg.

Sipas shkrimeve të AKSH-MAP, dy të akuzuarit nuk kanë bërë të ditur detaje nga aktivitetet e tyre gjatë seancës dhe janë mbrojtur duke heshtur.