Juventus dhe Inter po i shkëmbejnë yjet e tyre

Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre. Shkëmbim spektakolar. Juventus dhe Inter janë mjaftë aktiv në merkato duke siguruar disa përforcime për sezonin e ri. Biankonerët kanë siguruar shërbimet e Timothy Weah dhe kanë blerë kartonin e Arkadiusz Milik. Neroaxurët nga ana tjetër kanë siguruar shërbimet Marcus Thuram dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet edhe […]

Juventus dhe Inter po i shkëmbejnë yjet e tyre

Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre.

Shkëmbim spektakolar.

Juventus dhe Inter janë mjaftë aktiv në merkato duke siguruar disa përforcime për sezonin e ri.

Biankonerët kanë siguruar shërbimet e Timothy Weah dhe kanë blerë kartonin e Arkadiusz Milik.

Neroaxurët nga ana tjetër kanë siguruar shërbimet Marcus Thuram dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet edhe afrimi i Davide Frattesit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se rivalët e përjetshëm mund të shkëmbejnë yjet e tyre.

Sipas Calcio Mercato, Juventus është i interesuar për mbrojtësin e Interit, Denzel Dumfries dhe Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Neroaxurëve kartonin e Weston McKennie në këmbim.

Te Inter preferojnë që Dumfries të largohet vetëm nëse vjen një ofertë në para, por në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, zikaltrit mund ta pranojnë ofertën e Juventusit.