Kaçanikasi gjen para në rrugë, i dorëzon në polici

Një qytetar raportohet se në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik ka gjetur një shumë të parave dhe i ka dorëzuar ato në polici. Bëhet fjalë për qytetari E.Dema i moshës 29-vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30. “Me datën 28.02.2023 rreth orës 16:30 qytetari E.Dema nga Kaçaniku, i moshës 29 vjeçar, në […]

Kaçanikasi gjen para në rrugë, i dorëzon në polici
kacanikasi-gjen-para-ne-rruge,-i-dorezon-ne-polici

kacanikasi-gjen-para-ne-rruge,-i-dorezon-ne-polici

Një qytetar raportohet se në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik ka gjetur një shumë të parave dhe i ka dorëzuar ato në polici.

Bëhet fjalë për qytetari E.Dema i moshës 29-vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30.

“Me datën 28.02.2023 rreth orës 16:30 qytetari E.Dema nga Kaçaniku, i moshës 29 vjeçar, në rrugën ‘Ismail Raka’ në Kaçanik ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Kaçanik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka lutur pronarin e vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin e policisë në Kaçanik, ç’do ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që t’i dorëzohen mjetet.

“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë”, thuhet tutje./Front Online